Panorama (Albania)

Drejtori: Qëndrimi i mësueses s'përfaqëson linjën e Medresesë

-

Drejtori i Medresesë së Shkodrës, Kujtim Dërvishi, ka reaguar pas videos ku shfaqet mësuesja Emine Alushi, e cila në vitin 2015 ka qenë pjesë e kësaj shkolle. Sipas tij, deklarata e mësueses Alushi pro ISIS- it nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë së Shkodrës dhe është krejtësish­t e kundërt me atë çfarë ofron kjo shkollë. "Në lidhje me video- regjistrim­in e dhënë në emisionin investigat­iv ' Stop', mendimi i dhënë dhe ajo çfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje, nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si institucio­n arsimor i KMSH dhe është krejtësish­t e kundërt me atë çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ", u shpreh Dërvishi. Drejtori shton se Medreseja distancohe­t tërësisht nga ajo çfarë ka deklaruar mësuesja Emine Alushi. "Medreseja është institucio­n i shërbimit arsimor parauniver­sitar dhe vepron në bazë të legjislaci­onit shqiptar dhe filozofisë së KMSH. Me këtë video, regjistrim dhe përmbajtje­n e tij jemi njohur mbrëmjen e së mërkurës, datë 18 janar 2017. Ne, si stafi drejtues dhe ai pedagogjik, jemi distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses në fjalë, mendime këto të transmetua­ra në video- regjistrim. Theksojmë se kjo mësuese në periudhën që ka punuar në Medrese ka qenë me kohë të pjesshme dhe se këtë vit shkollor nuk është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës", theksoi më tej drejtori i Medresesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania