Panorama (Albania)

Shet qenin e tezes, dënohet 35- vjeçari I riu e bëri për paratë e drogës, Gjykata e gjobit

-

TIRANE - Një 35- vjeçar është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtor për vjedhjen e një qeni. Kafsha shtëpiake i përkiste tezes së tij, e cila kishte bujtur si mikeshë te nipi i saj. Pasi i ka marrë qenin e racës “bulldog” për t’i bërë një shëtitje, i pandehuri Albion S., përdorues i narkotikev­e prej gati 15 vitesh, nuk e ka kthyer më në shtëpi. Ai ia ka shitur atë një shokut të tij për shumën 20 mijë lekë. Me paratë e marra, ai ka blerë lëndë narkotike, si edhe është larguar drejt fshatrave të Vlorës, ku ka punuar si çoban dhe është kthyer në Tiranë gati nëntë muaj më vonë. Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, Gjykata dënon të pandehurin Albion S. me 100 mijë lekë gjobë. Ai përfitoi uljen e një të tretës së gjobës, për shkak se dosja u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

HISTORIA Gjykata e Tiranës sqaron në vendim se i pandehuri është banor në lagjen KodërKamzë dhe njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Sipas vendimin, më 4 shkurt 2016, i pandehuri ka nxjerrë për të shëtitur qenin e tezes së tij L. D., e cila kishte shkuar për vizitë te familja e të pandehurit. Pasi ka dalë nga banesa, i pandehuri e ka shitur qenin në shumën 20 mijë lekë te shtetasi E. Y., me qëllim sigurimin e të ardhurave për të blerë lëndë narkotike, pasi ai është përdorues prej 15 vitesh i kësaj lënde. Pasi ka shitur qenin, i pandehuri është larguar në drejtim të paditur, derisa është ndaluar nga policia gjyqësore më 30 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë hetimit të çështjes, tezja e të pandehurit ka deklaruar se qenin e saj të racës “bulldog” e kishte blerë në Greqi në shumën 600 euro. E dëmtuara ka vënë në dispozicio­n të Prokuroris­ë edhe dokumentac­ionin që vërteton pronësinë e saj mbi qenin. Sipas vendimit, nëna e të pandehurit ka deklaruar se e ka gjetur qenin e së motrës te shtetasi E. Y. Ky i fundit i ka treguar se një person me karakteris­tikat e djalit të saj ia kishte shitur qenin në shumën 20 000 lekë. “Pasi i ka kthyer shumën e mësipërme blerësit, e dëmtuara ka bërë të mundur marrjen e qenit”, thuhej në vendimin e gjykatës. Ndërsa bashkëshor­tja e tij, gjatë deklarimev­e në prokurori si person që kishte dijeni për rrethanat e ngjarjes, ka pohuar se i shoqi e ka kryer një veprim të tillë i shtyrë nga varësia nga lënda narkotike. DESHMIA E AUTORIT Urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria për të pandehurin Albion S. është ekzekutuar në nëntor të vitit të kaluar. “I pyetur në cilësinë e të pandehurit, Albion S., në pra- ni të mbrojtësit, ka shpjeguar se qenin ia kishte marrë tezes, kur kjo e fundit kishte shkuar për vizitë te shtëpia e tij në Kodër- Kamzë. I pandehuri ka shpjeguar se qenin ia kishte dhënë një shokut të tij, të quajtur E. Y., duke i marrë një shumë prej 20 mijë lekësh, jo me qëllimin për ta vjedhur. Pasi ka marrë këtë shumë, ai e ka përdorur për të blerë lëndë narkotike e më pas është larguar për në fshatrat e Vlorës, ku ka punuar si çoban, deri ditën që është kthyer sërish në Tiranë, kur edhe është ndaluar nga policia”, citohej dëshmia e tij në vendimin e gjykatës. ar. ba

 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania