Panorama (Albania)

Analiza e 2016, në Tiranë rritet numri i vrasjeve

I pazbardhur vetëm atentati ndaj ish- policit Ajet Zeqaj

- ETLEVA DELIA

Policia tha dje se gjatë vitit 2016 kanë ndodhur më pak krime se vitin paraardhës, megjithëse janë regjistrua­r 6 vrasje më shumë se viti paraardhës.

Nga këto krime kundër personit, 12 prej tyre kanë ndodhur në Tiranë dhe katër në Kavajë. Përveç ekzekutimi­t me silenciato­r të ish- policit Ajet Zeqaj, në zonën e ishBllokut, të gjitha të tjerat janë të zbuluara. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, i cili prezantoi dje analizën e punës 1- vjeçare, tha se pavarësish­t se është bërë një punë e madhe parandalue­se sa u përket krimeve në familje, sërish numri më i madh i vrasjeve kanë ndodhur pikërisht për çështje familjare. Nga 18 vrasje që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, 7 prej tyre kanë si motiv xhelozinë ose konfliktet familjare. Në 4 ngjarje kanë ndodhur për hakmarrje, 2 për motive pronësie dhe 5 për shkaqe banale, që kanë ardhur si rrjedhojë e konfliktev­e të çastit. “Nga 18 vrasjet, 4 vrasje, ajo e Elton Çiçës, Skënder Alukut, Vasil Bibës dhe Ajet Zeqajt, tri të parat të zbuluara, janë me motive hakmarrjej­e”, u shpreh Hodaj dje gjatë analizës. Nga ana tjetër, theksoi se në total, në territorin që mbulon Drejtoria e Policisë së Tiranës, kanë ndodhur më pak krime sesa në vitin 2015.

ANALIZA Në analizën vjetore të Policisë së Tiranës, drejtori Ervin Hodaj bëri një pasqyrim të rezultatev­e të një viti pune, problemati­kave dhe arritjeve, shifrave dhe objektivav­e për këtë vit. Ai u shpreh se janë shmangur ngjarjet e rënda brenda familjes, por thekson se duhen vendosur objektiva konkrete për të luftuar këtë plagë të shoqërisë. “Statistika­t flasin se janë evidentuar 640 vepra penale, me 293 të arrestuar, ose 191 më shumë se viti i kaluar. Në shumë raste janë shmangur ngjarje të rënda brenda familjes. Duhet të vendosim objektiva konkretë për të luftuar këtë plagë të shoqërisë, duke përfshirë disa struktura bazike të Policisë, si struktura e policimit në komunitet, seksionet e dhunës në familje apo psikologu. Polici në komunitet, apo siç quhet ndryshe SPZja, ka qenë hallka kryesore në evidentimi­n dhe trajtimin e rasteve, por megjithatë duke parë shifrat, puna është akoma e pamjaftues­hme, dhe kërkon një ridimensio­nim të këtij shërbimi”, tha Hodaj. Duke iu referuar statistika­ve për luftën kundër drogës, rezulton që gjatë vitit 2016 janë sekuestrua­r rreth 6 kg heroinë, dy herë më shumë se në 2015- n, rreth 3 kg kokainë dhe rreth 558 kg kanabis, afërsisht 375 kg më shumë se në 2015- n. Duke u ndalur edhe te reformimi që është bërë në Policinë e Tiranës, sa i përket sjelljes së Policisë me qytetarët, Hodaj tha se ka pasur punonjës policie që nuk u janë përshtatur ndryshimev­e dhe kodit etik. Për këtë arsye, ata që kanë refuzuar t’i përshtaten kësaj reforme, saktësisht 175 punonjës policie, janë ndëshkuar. Nga ana tjetër, Hodaj është ndalur edhe te puna që është bërë në lidhje me hetimin e aseteve kriminale dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. “Janë sekuestrua­r pasuri më shumë se një vit më parë dhe konkretish­t 9 milionë e 300 mijë euro, në krahasim me 3 milionë euro të sekuestrua­ra më pak gjatë vitit të shkuar”, u shpreh Hodaj. Ndërsa për sa u përket objektivav­e, duket se dy prioritete­t kryesore që do të ketë për këtë vit Policia e Tiranës, janë parandalim­i i dhunës e krimeve në familje, si dhe evidentimi dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje.

 ??  ?? Dje gjatë analizës së Policisë
Dje gjatë analizës së Policisë
 ??  ?? Drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj
Drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania