Panorama (Albania)

Nga Kruja në Tiranë, me 103 kg hashash

Policia ndjek me vrap trafikantë­t tek Ura e Tapizës

-

TIRANE - Policia ndjek me vrap trafikantë­t e drogës në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur dje gjatë një aksioni të kryer nga Oficerët e Antidrogës që finalizuan hetimin e nisur prej kohësh me ndërhyrjen në afërsi të Urës së Tapizës, mes Tiranës dhe Krujës. Forcat e Policisë kanë vënë në pranga dy persona, të cilët u kapën me rreth 103 kg hashash. Burimet zyrtare thanë se forcat e Policisë ndërhynë në momentin kur po bëhej dorëzimi i 6 thasëve të mbushur me bimë narkotike, që ishin ndarë në tri makina. Në momentin që janë konstatuar automjetet, për të cilat Policia kishte siguruar më parë informacio­net, shërbimet kanë nisur operacioni­n, duke u bërë thirrje të dyshuarve, "Ndal Policia". Por në momentin që ata kanë parë shërbimet e Policisë, kanë zbritur nga makinat dhe kanë nisur të vrapojnë në të dy krahët e Urës së Tapizës. Policia është vënë në ndjekje të tyre për disa metra, duke arritur të ndalojë dy prej trafikantë­ve, ndërsa i treti ka arritur t'u shpëtojë prangave e është shpallur në kërkim. Bu- rimet thanë se të tre personat e përfshirë në këtë aktivitet janë nga Nikla e Krujës dhe dyshohet se e kanë kultivuar vetë bimën narkotike që u sekuestrua. Policia tha se të arrestuari­t janë Xhevdet Caca, 42 vjeç, bashkë me të miturin B. C., 16 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim edhe 23- vjeçari me iniciale A. S., i cili i shpëtoi ndjekjes policore në kohën kur po zhvillohej operacioni.

OPERACIONI

Policia e Tiranës tha dje se është finalizuar me dy të arrestuar e 103 kg hashash të sekuestrua­r operacioni i koduar "Ura". Dy persona, Xhevdet Caca, 42 vjeç dhe 16- vjeçari B. C. janë vënë në pranga, ndërsa bashkëpunë­tori i tyre ka arritur të largohet. Policia tha dje se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in ushtronin aktiviteti­n kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, të llojit kanabis sativa, kryesisht në zonën e Kamzës, në Tiranë. "Rreth orës 16: 00, në afërsi të Urës së Tapizës, është konstatuar automjeti tip ' Mercedes- Benz' në të cilin ndodhej shtetasi B. C., si dhe automjeti ' Fiat Scudo', në të cilin ndodheshin shtetasit Xhevdet Caca dhe A. S. Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestrua­r 6 thasë me ngjyrë të zezë, me lëndë bimore të dyshuar të llojit kanabis sativa, ku gjatë ndërhyrjes policore shtetasi A. S. ka mundur të largohet dhe po punohet për kapjen e tij", tha dhe zyrtarisht Policia e Tiranës. Të njëjtat burime thanë se, në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 102 kg e 540 gramë bimë narkotike, 5 aparate celularë të markave të ndryshme, si dhe 3 automjete. Policia tha se po punohet për kapjen e personit që u shpall në kërkim.

 ??  ?? Momenti i arrestimit të dy personave nga Policia
Momenti i arrestimit të dy personave nga Policia
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania