Panorama (Albania)

Mbesa bastis “depozitën” e gjyshes, merr 40 mijë euro

E moshuara kishte fshehur në sirtar paratë e djalit emigrant

- BERAT/ DILAVER XHELILI

Mbesa i vjedh gjyshes 40 mijë euro që ia kishte dërguar t’i “depozitont­e” në sirtarët e saj djali emigrant.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa denoncimi është bërë nga e moshuara ditën e djeshme. Sipas Policisë së Beratit, shtetasja me inicialet N. M., 74 vjeçe, banuese në lagjen “Donika Kastrioti”, është paraqitur në komisariat e alarmuar për zhdukjen e një shume të konsiderue­shme parash. Gjatë deklaratës së saj, ajo ka thënë se i biri emigrant i kishte dërguar paratë që t’ia ruante e ëma, por krejt papritur ajo ka vënë re dy ditë më parë se shuma e eurove nuk ndodhej në sirtarin që i kishte lënë. Pasi ka verifikuar vërtetësin­ë e deklaratës së pensionist­es, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet e duhura për gjurmë të mundshme të lëna në vendin e ngjarjes. E moshuara është pyetur në lidhje me vizitat që ka pasur ditët e fundit në shtëpi dhe për ndonjë të dyshuar. Por ajo ka deklaruar se në ditët e fundit, e vetmja që i kishte ardhur për vizitë çdo ditë kishte qenë mbesa e saj 19 vjeçe. Kjo e fundit, e papunë, është ndaluar si e dyshuar, por sipas policinë nuk e ka pranuar autorësinë e vjedhjes.

“Nuk ka qenë askush tjetër në shtëpinë time veç mbesës. Unë mendoja se ajo vinte që të më bënte qejfin dhe të më ndihmonte, por mesa duket hallin e paska pasur gjetkë. Ajo ka qenë në dijeni të parave dhe ndoshta këto ditë ka ardhur me qëllim që të mësonte se ku i kisha fshehur ato”, është shprehur në polici e moshuara. Ndërkaq, nuk është e qartë se pse i biri nuk i ka depozituar paratë në bankë, por ka zgjedhur t’ia besojë ato nënës së saj, e cila sipas të dhënave rezulton se banonte e vetme.

Pas denoncimit të gruas, policia ka bërë shoqërimin e të dyshuarës, e cila është marrë në pyetje. Nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetases Kamela Sh., 19 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se në banesën e gjyshes, sh- tetases N. M., 74 vjeçe, banuese në Berat, ka vjedhur 40000 euro. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘ vjedhje’, parashikua­r nga neni 134 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se po verifikohe­t nëse vajza ka bashkëpunu­ar me persona të tjerë në vjedhje, çoftë edhe me ndonjë të dashur të mundshëm. Gjithsesi kjo është ende në kuadër dyshimi pasi veç mbesës, blutë dyshojnë se në banesë mund të jenë futur pa dijeninë e së moshuarës edhe persona të tjerë që kanë pasur informacio­n për shumën e parave.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se mbesa 19vjeçare është ndaluar, por ajo ka mohuar në mënyrë kategorike krimin për të cilin dyshohet. “Nuk i kam vjedhur unë ato para. Hetoni dhe gjejeni kush i ka marrë. Unë kam shkuar te gjyshja për t’u kujdesur, por asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje të vidhja tek ajo”, është shprehur Kamela Sh., dje në Policinë e Beratit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania