Panorama (Albania)

DURRES/ Dy të arrestuar për mitdhënie

-

DURRES- Tentojnë të korruptojn­ë policët, pranga dy personave në Durrës. Policia bëri të ditur se ka goditur dy raste mitdhëniej­e, duke arrestuar në flagrancë një person që drejtonte automjetin pa targa dhe i ofron ryshfet policit 5 000 lekë të vjetër, për t’iu shmangur masës administra­tive dhe një tjetër që kishte kaluar ditët e qëndrimit në Europë dhe për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligj­shme i ofron punonjësit të kufirit 20 euro. Sipas Policisë, të arrestuari­t janë Stavro Potka, 51 vjeç, banues në Korçë dhe Ferdinant Metushi, 53 vjeç, banues në Elbasan. Policia sqaron se “arrestimi në flagrancë i 51-vjeçarit nga Korça u bë pasi më datë 18.01.2017, në Maminas, është ndaluar nga policia teksa drejtonte automjetin pa targa. Me qëllim për t’iu shmangur masës administra­tive konform shkeljes së kryer, Potka ka tentuar t’i ofrojë shumën prej 5 000 lekësh punonjësit të policisë, me qëllim që të mos gjobitej. Ndërsa 53-vjeçari nga Elbasani u ndalua pasi më datë 18.01.2017 është paraqitur në pikën e kalimit kufitar Durrës për të udhëtuar në Itali me tragetin e linjës Bari- Durrës dhe në momentin e dhënies së pasaportës punonjësit të policisë, F. Metushi, ka futur në brendësi të pasaportës 20 euro”. Po për mitdhënie, policia ka kryer arrestime në Gjirokastë­r e Gramsh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania