Panorama (Albania)

KLOS/ Bllokohen prej dy javësh 3600 banorë

-

KLOS- Rreth 3600 banorë të njësisë administra­tive Xibër në Bashkinë e Klosit kanë mbetur të izoluar prej dy javësh. Bora, akulli, acari, era e fortë kanë krijuar probleme serioze për jetën dhe shëndetin e tyre. Fshatrat Petralbë, Guri i Bardhë, Shkallë, Xibër Hane, Xibër Murrize nuk gjejnë mundësi për të udhëtuar drejt Burrelit apo Tiranës. Rrugët janë të pushtuara nga akulli, ndërkohë Bashkia Klos nuk ka dërguar ende mjete dhe forca për t’i bërë ato të kalueshme. Këshilltar­ë të kësaj njësie shprehen se kanë informuar strukturat më të larta shtetërore dhe kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për të dërguar ushqime. “As me zinxhirë në rrugët e Xibrit nuk mund të lëvizet. Gjendja është kritike. Administra­tori i njësisë mjaftohet me statuse në rrjetin social ‘ Facebook’, ndërkohë mjetet e dërguara nga Emergjenca­t Civile dhe ato që Bashkia ka gjendje nuk dërgohen në këtë zonë mjaft të vështirë”, tha këshilltar­i Bashkim Dardha. Banorët kanë bërë apel për ndihmë prej ditësh, pasi sipas tyre ata nuk e kishin parashikua­r dot një bllokim kaq të gjatë e për rrjedhojë nuk kanë mjaftueshë­m rezerva ushqimore e as ilaçe. a. l.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania