Panorama (Albania)

AKUZAT NDAJ GIUSEPPE TERRUSIT

-

AKTAKUZË

Komisioni për krimet dhe kriminelët e luftës i ka referuar kësaj Gjykate aktet procesuale kundër të pandehurit Xhuzepe Terruzi, nënshtetas italian e banues në Vlorë, për t'u gjykuar nën akuzat e poshtëshën­uara:

Ka qenë fashist i vendosur dhe si i tillë është dërguar nga Italia me shërbim në Shqipëri, në favor të organizatë­s fashiste.

Duke qenë drejtor banke në Shqipëri dhe me rastin se Dita e Çlirimit të Shqipërisë po afronte dhe se gjermanët po largoheshi­n, i pandehuri me qëllim mosdorëzim­in e parave në duart e Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, ia ka dorëzuar ato ushtrisë naziste.

Me çlirimin e Shqipërisë, i pandehuri ka bërë mbledhje të ndryshme në bashkëpuni­m me shokët e tij, Arturo Orlandi etj., për dërgimin e ushtarëve italianë që ndodheshin në radhët e Ushtrisë Nacionalçl­irimtare në Italinë e okupuar prej nazizmit.

1. 2. 3.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania