Panorama (Albania)

Vuçiç: Prishtina kishte plane ushtarake, ne duam paqe

“Krahasimi i Thaçit me Krimenë, budallallë­ku më i madh që kam dëgjuar”

- Aleksandër Vuçiç

Kryeminist­ri serb, Aleksandër Vuçiç, në takimet e tij me ndërkombët­arët thotë se Serbia është e përkushtua­r për të arritur çdo zgjidhje nëpërmjet paqes.

Sinjalet që vijnë nga ky vend janë krejt të ndryshme, me presidenti­n Tomisllav Nikoliç që deklaroi se shqiptarët kërkuan luftë dhe nëse është e nevojshme, edhe ai vetë do të shkojë me trupat në Kosovë. Edhe vetë Vuçiç është shprehur se ka dhënë paralajmër­imin e fundit për shqiptarët, kur policia e Kosovës u aktivizua për të ndaluar një tren provokues me simbole nacionalis­te dhe shkrimet “Kosova është Serbi”, duke mos e lejuar që të shkelë në territorin e Kosovës. Por ndërsa brenda vendit të tij ai flet me tone më nacionalis­te, në takimet me ndërkombët­arët Vuçiç është paqja vetë. Në Davos të Zvicrës, ai ka komunikuar me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka shprehur shqetësimi­n mbi tensionet e ngritura mes Serbisë e Kosovës. Vuçiç tha se janë pajtuar që javën e ardhshme të mbajnë takim me palën kosovare, me ndërmjetës­imin e Brukselit. “Për ne, ky nuk është problem. Jemi pajtuar që të përpiqemi të ndalojmë çdo lloj tensioni, edhe pse mund të jetë e vështirë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Davos. Ndërkohë zyra e kryediplom­ates së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka njoftuar se takimi i radhës mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të jetë më 24 janar. Dërgimin e njësive të armatosura të Kosovës në veri të vendit për shkak të trenit Beograd- Mitrovicë, Vuçiç e quajti veprim të papërgjegj­shëm dhe ka shtuar se Beogradit e Prishtinës u duhet dialogu për ardhmërinë nën mbikëqyrje­n e BE- së dhe jo konflikti në zemër të Europës. Për gazetën italiane “la Republika”, ai tha se: “Ne duam dialog dhe bashkëpuni­m. Nuk kam qenë në rrjedhë të planit për udhëtimin e atij treni, por nëse ndaj një treni reagohet duke dërguar njësi të armatosura me mitraloza, provokohet nxitja e zjarrit, i cili përbën rrez- ik për gjithë Europën”, është shprehur Vuçiç. Sa për deklaratën e Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, se Beogradi dëshiron të “aneksojë një pjesë të Kosovës, sikurse Rusia ka bërë me Krimenë”, Vuçiç tha se ky është budallallë­ku më i madh që kishte dëgjuar ndonjëherë dhe shtoi se Kosova, sipas Kushtetutë­s, është pjesë e Serbisë. “Ne nuk jemi një Rusi e vogël, as nuk kemi plane ushtarake, këto plane i kishte Prishtina”, tha ai. I pyetur se sa reale është deklarata e Presidenti­t serb, Tomisllav Nikoliç, se në rast të dhunës ndaj serbëve në Kosovë, Beogradi do të reagojë duke dërguar ushtrinë, Vuçiç tha se Serbia do të bëjë gjithçka për të shmangur atë dhe për të investuar në paqe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania