Panorama (Albania)

Orteku gropos hotelin në Itali, mbi 30 të zhdukur

-

Një ortek i fuqishëm ka goditur një hotel luksoz në rajonin e Peskarës në Itali, duke groposur të gjallë të gjithë ata që qëndronin në hotel, 35 persona, prej tyre 24 pushues dhe 11 anëtarë të stafit. Orteku i gjatë 300 metra ka zbritur me dëborë, trungje, gurë dhe akull, duke u shkëputur nga një hapësirë pemësh, dhe është përplasur mbi hotel, duke zënë poshtë apo duke marrë përpara hotelin, makinat dhe kafshët rreth e qark me një akumulim dëbore që ka mbetur në 5 metra lartësi. Deri tani janë nxjerrë në sipërfaqe katër trupa. Nuk besohet se mund të ketë të mbijetuar. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë e kanë quajtur situatën katastrofi­ke dhe kanë treguar se hoteli “Rigopiano”, në Farindola, pothuajse ishte zhdukur nga dëbora dhe pemët që kishin ardhur bashkë me ortekun. Ishte një hotel luksi me SPA dhe pishinë nën “Gran Sasso”, i cili është rrënuar nga furia e ortekut që u përplas mbi strukturën e tij mbrëmjen e 18 janarit. Dy persona kanë arritur të shpëtojnë pasi ishin jashtë hotelit në kohën kur goditi orteku. Ekipet e ndihmës janë afruar në zonë vetëm në agim, me gjithë përpjekjet e tyre për të ndihmuar. Mesazhe dramatike për ndihmë janë dërguar mbrëmjen e së mërkurës nga resorti. “Ndihmë, po vdesim nga i ftohti”, ishte SMS- ja e një pushuesi në hotel “Rigopiano”. Një drejtues i ekipeve të emergjencë­s në Peskara tha se alarmi ishte dhënë nga një mesazh në WhatsApp, dhe ata janë nisur menjëherë për në hotel, por kolona e makinave të tyre ka mbetur e bllokuar nga grumbulli i pemëve dhe gurëve të rënë me ortekun. Atyre u ishte dashur të largoin gurët dhe pemët në fillim e më pas të mbërrinin në destinacio­n. Si- pas Luca Cari, përgjegjës për komunikimi­n e emergjencë­s, orteku ka ardhur nga mali, e ka tejkaluar hotelin, duke e groposur atë nën dëborë, dhe trungjet e pemëve që kishte marrë me vete rrugës. “Ka tonelata dëborë”, tha ai. E gjithë struktura e hotelit është spostuar disa metra nga fuqia e ortekut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania