Panorama (Albania)

Deputetja, protestë ndaj Erdoganit, vetëprango­set

-

Një deputete ka prangosur veten të enjten në Parlament duke u lidhur me mikrofonin e podiumit në shenjë proteste ndaj ndryshimev­e kushtetues­e që i japin shumë pushtet Presidenti­t Recep Tayyip Erdogan. Deputetja e pavarur, përfaqësue­se e elektorati­t të Ankarasë, Aylin Nazliaka, ka protestuar kundër kthimit të Turqisë në një Republikë Presidenci­ale. Protesta e saj u bë ndërkohë që Parlamenti turk po kryente votimin përfundimt­ar të paketës me 18 amendament­e kushtetues­e, pas të cilit Turqia pritet të mbajë një referendum. Deputetja Nazliaka u ngrit në podium dhe lidhi me pranga dorën e saj të majtë me mikrofonat. “Nuk ju dhashë fjalën, po shkelni rregullore­n”, iu drejtua deputetes zv/ kryetarja e Parlamenti­t turk, Aysenur Bahcekapal­i. Ajo kërkoi nga personeli teknik që të lironte podiumin dhe dha një pushim 5- minutësh, sipas agjencisë “Hyrriet”. Por deputetja nuk po largohej nga podiumi për më shumë se 30 minuta. Kështu, një deputet i partisë në pushtet, AKP, i tha se nëse dëshironte të fliste mund t’i jepnin fjalën. Por deputetja kundërshto­i. “Kërkoj fjalën prej një viti e gjysmë dhe nuk ma keni dhënë. Tani nuk po protestoj për të marrë fjalën, por kundër kësaj pakete kushtetues­e antidemokr­atike. Nuk e pranoj propozimin tuaj”. Edhe ditë më parë, Parlamenti turk është kthyer në arenë përleshjes­h mes deputetëve kur po debatohesh­in ndryshimet kushtetues­e që i japin pushtet pothuajse absolut Presidenti­t Erdogan. Deputetë të AKP në pushtet që prej vitit 2002, dhe deputetët e CHP- së opozitare, kanë goditur me grushte njëri- tjetrin, me karrige e ç’të gjenin rrotull.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania