Panorama (Albania)

Fazlija: Po të mundesha, do ta evitoja Shqipërinë

-

Shqipëria dhe Kosova do të jenë në një grup kualifikue­s sa i përket futbollit të femrave për kualifikue­set e Botërorit. Trajnerja e përfaqësue­ses së Kosovës ka dhënë opinionin e saj dhe ka treguar se çfarë do të preferonte në këtë short. "Të gjitha ekipet, përveç Kosovës dhe Andorës, kanë përvojë në këtë nivel. Për këtë, secili grup do të ishte i vështirë për ne, pasi kemi mungesë të përvojës elementare. Pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA, gjithnjë ka ekzistuar mundësia që të përballemi me Shqipërinë. Po të kisha mundësi të ndërhyja në short, atëherë nuk do të kisha dëshirë të ishim në të njëjtin grup. Në dy grupe të ndryshme gjasat për sukses do të ishin më të mëdha. Në aspektin sportiv është mirë që paraelimin­atoret luhen në Shqipëri. Kontributi i lojtareve tona për Shqipërinë? Mendoj se ka qenë i ndërsjellë. Në pamundësi të pjesëmarrj­es së Kosovës në gara zyrtare deri në vitin 2016, aktivizimi për Sh- qipërinë ka qenë mundësi e mirë e lojtareve të Kosovës, ndërsa për Shqipërinë ka qenë mirë që ka marrë pjesë në gara dhe që ka pasur lojtaret në dispozicio­n. Synimi është të paraqitemi sa më mirë, edhe pse na mungon përvoja ndërkombët­are. A do të marrim ne lojtare kosovare që luajnë me Shqipërinë? Në lidhje me këtë mund të them se vajzat, të cilat janë të angazhuara, do të bëjnë vetë zgjedhjen. Nuk do t'u bëhet asnjë presion. Por nuk do t'u mohohet e drejta e kthimit. Moralisht duhet t'i japim zgjidhje dëshirës dhe vullnetit të lojtareve", ka thënë trajnerja e Kosovës, Afërdita Fazlija, për "Kohën Ditore".

 ??  ?? Afërdita Fazlija, trajnerja e Kombëtares së femrave të Kosovës
Afërdita Fazlija, trajnerja e Kombëtares së femrave të Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania