Panorama (Albania)

Edhe Shqipëria e femrave bazohet te lojtaret kosovare

-

Plot 15 lojtare me origjinë nga Kosova janë grumbullua­r së fundmi nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë për femra, Armir Grima. Ashtu si kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi, ku pjesa dërrmuese e ekipit dominohet nga kosovarët, edhe te femrat ndodh e njëjta gjë. Në fakt, Kosova ka një traditë në futbollin e femrave, pasi në Shqipëri ekipet e kësaj gjinie janë ndërtuar me shumë vonesë. Pavarësish­t pranimit vetëm në vitin e kaluar të Kosovës në UEFA dhe FIFA, sërish në këtë të fundit ka pasur një zhvillim të futbollit të femrave, teksa ka funksionua­r rregullish­t një kampionat, i cili ka qenë me rivalitet të madh. Në Kosovë kanë investuar jo pak për futbollin e femrave, edhe pse gjatë viteve të fundit e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shqipërinë. Shumë lojtare nga Kosova luajnë në kampionati­n shqiptar, ndërkohë që trajneri Grima bazohet më së shumti te futbollist­et që aktivizohe­n në ekipe jashtë Shqipërisë. Trajneri shkodran është vendosur në krye të Kombëtares në maj të viti të kaluar dhe tashmë do të synojë që të kualifikoh­et për më tej në grupin 2. Së fundmi, femrat kuqezi zhvilluan një miqësore ndaj Italisë, të cilën e humbën 1- 0.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania