Panorama (Albania)

FSHF zyrtarizon Veronezen, ja klauzola në kontratë

-

FSHF- ja ka zyrtarizua­r dje marrëveshj­en me 40- vjeçarin Marko Veroneze. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, zyra për shtyp e FSHF- së ka konfirmuar atë që kishte qarkulluar prej ditësh në media. Edhe pse De Biazit i përfundon kontrata në fund të eliminator­eve, për Veronezen është caktuar mundësia e rishikimit të kësaj marrëveshj­eje. "FSHF- ja ka zyrtarizua­r mesditën e sotme ( dje) kontratën me trajnerin Marko Veroneze, si propozim i trajnerit De Biazi, në detyrën e asistentit dhe ndihmësit të teknikut të përfaqësue­ses. Kontrata e Marko Veronezes është pranuar nga presidenti Duka dhe bashkëpuni­mi me FSHF- në do të jetë deri në fund të eliminator­eve të Botërorit me opsion që më pas palët ta rishikojnë sërish", njoftoi FSHF- ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania