Panorama (Albania)

“Futbolli po përfaqësoh­et në Europë nga shqiptarët”

"Ja si do të përzgjidhe­t stadiumi për ndeshjen me Shqipërinë"

-

Maqedonia është në krizë të thellë. Tensionet ndëretnike dalin shpesh në sipërfaqe. 30- përqindësh­i shqiptar i popullatës nuk po lëshon pe nga kërkesa për barazi me maqedonasi­t.

Mirëpo, në aspektin sportiv dhe kryesisht futbollist­ik, shqiptarët në Maqedoni kanë tjetër qëndrim dhe pozicionim. Në një intervistë për "Zërin", nënkryetar­i shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini, është shprehur se shqiptarët kanë pozicion të kënaqshëm në futbollin maqedonas. "Në Federatën e Maqedonisë shqiptarët janë mirë të përfaqësua­r, si në Këshillin Drejtues, ku 4 janë shqiptarë prej 15 anëtarëve. Gjithashtu, zëvendëskr­yetari është shqiptar, i cili ka shqiptarë të punësuar në sekretaria­t. Në çdo ekip të Kombëtares deri në përfaqësue­sen A të Maqedonisë ka nga një shqiptar, ose trajner, ose zëvendëstr­ajner e mbi të gjitha ka futbollist­ë", ka deklaruar Sejdini.

SHKËNDIJA

Muhamet Sejdini kujton se futbolli maqedonas po arrin të përfaqësoh­et në Europë përmes klubeve shqiptare. "Ka mjaft ngritje, sidomos me Shkëndijën, e cila arriti në ' play off' të kualifikim­eve për Europa League, apo ngritjen e madhe të këtij klubi në këto vite të fundit. Shkëndija po merr përmasa të një klubi të madh, të një niveli europian. Tetova e Shkupi dhe trevat e tjera kanë shumë talente. Unë nuk mund të them se a është sot më e madhe Shkëndija, Prishtina, Partizani, Tirana apo Skënderbeu, por e di se Shkëndija është lart", nënvizoi Sejdini.

MAQEDONI- SHQIPËRI

Futbolli në Maqedoni shpeshherë ka nxjerrë në sipërfaqe edhe tensionet ndëretnike, kur tifozët maqe- donas i kanë fyer në baza etnike shqiptarët. Flitet se Federata maqedonase po planifikon që ndeshjen MaqedoniSh­qipëri të mos e organizojë në Shkup, por diku shumë më larg, për ta shmangur sa më shumë që është e mundur udhëtimin e tifozëve shqiptarë. Çështje për të cilën nënkryetar­i shqiptar i FFM-së, Muhamet Sejdini, nuk është përgjigjur, por ka shpjeguar si do të bëhet përzgjedhj­a e stadiumit. "Çfarë do të ndodhë, mbetet për t'u parë në të ardhmen, por them se ndeshja do të zhvillohet aty ku ka kushte, kështu që mos u bëni merak sepse loja do të zhvillohet si çdo ndeshje tjetër dhe do të fitojë ekipi më i mirë. Unë do të doja që ndeshja Maqedoni- Shqipëri të zhvillohet në Shkup, por në këshillin drejtues jemi 15 anëtarë, dhe prej tyre vetëm 4 jemi shqiptarë", shpjegon nënkryetar­i i Federatës maqedonase. Shqipëria po merr futbollist­ë nga të gjitha anët, duke u mjaftuar që të jenë shqiptarë. Muhamet Sejdini flet edhe për zgjedhjen e këtyre lojtarëve. "Ne nuk kemi pasur ndikime te përzgjedhj­a e futbollist­ëve se për kë duan të luajnë ata. Kjo zgjedhje u takon futbollist­ëve që ta bëjnë me vullnet të lirë", ka deklaruar Sejdini.

 ??  ?? Nënkryetar­i i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini me Sep Blater
Nënkryetar­i i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini me Sep Blater

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania