Panorama (Albania)

Prapaskena, Salihi refuzoi transferim­in në Australi

-

Skënderbeu mban Hamdi Salihin deri në fund të sezonit, pavarësish­t ofertave që sulmuesi shkodran ka pasur gjatë ditëve të kaluara. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se për sulmuesin ka ardhur një superofert­ë nga Australia, pikërisht nga klubi Adelaide Junajtid. Mirëpo, golashënue­si shkodran ka preferuar të vijojë karrierën e tij te Skënderbeu, me të cilin ka një kontratë deri në fund të sezonit. Burime të sigurta pranë lojtarit treguan dje se, pas disa ditësh shqyrtimi të kësaj mundësie të artë për të luajtur në kontinenti­n e largët, atje ku do të gjente edhe ish- sulmuesin e Kombëtares, Besart Berisha, shkodrani ka refuzuar. Një nga kushtet e klubit australian ishte që Salihi të vinte me parametra zero, duke mos paguar për kartonin. Mirëpo, pas konsultimi­t me klubin korçar, një gjë të tillë sulmuesi e ka refuzuar, duke u treguar besnik i Skënderbeu­t dhe zgjedhur të vijojë kontratën. Shkak për këtë zgjedhje është bërë edhe fakti se për shërbimet e Salihit mësohet se Skënderbeu kishte dhënë një shumë të madhe paradhënie, men- dohet afro 60 mijë euro. Kësisoj, sulmuesi ka folur me presidenti­n Ardjan Takaj dhe kanë rënë dakord që kontrata të vazhdojë. 32vjeçari shihet si njeriu që me golat e tij do të çojë Skënderbeu­n drejt titullit të shtatë radhazi. "Këpuca e Artë" e sezonit të fundit është shumë larg formës që ka shfaqur kampionati­n e kaluar, gjithsesi drejtuesit e klubit besojnë shumë te shkodrani. Këtë bindje e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i ri, Ilir Daja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania