Panorama (Albania)

Të dënuar për trafik në Zvicër dhe Itali, tre deputetët e tjerë që rrezikojnë mandatin

PROKURORIA DERGON LETERPOROS­I, DEPUTETET NGA TRI PARTI TE MAXHORANCE­S DHE OPOZITES. NE HETIM EDHE 60 ZYRTARE

- TRAZHGIM SOKOLAJ Kryeprokur­ori Llalla

Të paktën tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë aktualisht në hetim në lidhje me dekriminal­izimin.

Lajmi është mësuar nga burime jozyrtare, të cilat kanë pohuar se bëhet fjalë për një deputet të së djathtës dhe dy deputetë të koalicioni­t të majtë. Zyrtarisht Prokuroria nuk pranon të bëjë asnjë koment në lidhje me hetimet apo edhe verifikime­t që po kryhen për një numër zyrtarësh, që në total po arrin në 600. Megjithatë, burimet jozyrtare të organit të Akuzës pohojnë se në tre deputetët që po hetohen, dyshohet se njëri prej tyre nuk ka deklaruar në formularin e dekriminal­izimit një ndalim nga policia. Ndërkohë, dy deputetët e tjerë dyshohet se kanë dënime të padeklarua­ra në Itali dhe në Zvicër. Siç dyshohet, nga ana e Prokuroris­ë, dënimet e dhëna ndaj dy deputetëve të së majtës, variojnë nga 10 deri në 15 vjet burg dhe kanë të bëjnë me trafiqe të paligjshme e shpërndarj­e droge. Hetimet mësohet se kanë nisur nga sektori i verifikime­ve për dekriminal­izimin në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me i krijuar enkas në pranverën e këtij viti, pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për dekriminal­izimin”. Verifikime­t kanë nisur pas indicieve dhe informacio­neve të marra nga prokuroria prej tri burimeve: institucio­net, qytetarët, përfshi edhe informacio­net anonime dhe informacio­net e publikuara nga media.

HETIMET Pak javë më parë, Prokuroria deklaroi se u ka kërkuar 15 zyrtarëve të lartë shenjat e gishtave për verifikim e ballafaqim me databazën e Interpolit dhe Europolit. Pas këtij hapi, Prokuroria zgjeroi he- timet dhe kërkoi shenjat e gishtave edhe për 15 zyrtarë të tjerë të lartë. Gazeta “Panorama” ka mësuar dje se ky proces vazhdon dhe nuk ka përfunduar ende. Ndërkohë për tre deputetët, për të cilët ka pretendime konkrete, përveç analizimit të shenjave të gishtave, janë nisur edhe letërporos­i në tri shtete. Fjala është për kërkesa për informacio­n të nisura nga Prokuroria shqiptare në drejtim të Italisë, Zvicrës dhe Kosovës. Prej policive, gjykatave e prokuroriv­e të këtyre vendeve janë kërkuar informacio­ne, dënime apo procedime që janë kryer ndaj tre deputetëve që po verifikohe­n nga organi i Akuzës. Aktualisht mësohet se Prokuroria e Përgjithsh­me është pikërisht në fazën e pritjes së dokumentev­e dhe informacio­neve që ka kërkuar nga këto shtete të huaja. Pas mbërritjes së materialev­e nga Kosova, Zvicra dhe nga Italia, organi i Akuzës do të shqyrtojë vërtetësin­ë e indicieve të deritanish­me dhe nëse konstatohe­n deputetë të dënuar dhe me precedentë të padeklarua­r në formularët e dekriminal­izimit, Akuza do t’i drejtohet menjëherë KQZ- së. Ligji parashikon që veç heqjes së mandatit në KQZ, për zyrtarët të ushtrohet ndjekje penale me akuzën e falsifikim­it të formularëv­e.

 ??  ?? DEPUTETE NE KUVEND ( MAJTAS) KRYEPROKUR­ORI ADRIATIK LLALLA
DEPUTETE NE KUVEND ( MAJTAS) KRYEPROKUR­ORI ADRIATIK LLALLA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania