Panorama (Albania)

Kritika, Hodaj: Goditja e rasteve të korrupsion­it, në nivele të ulëta

“Duhet më shumë punë për zbulimin e korrupsion­it”

-

TIRANE - Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, edhe pse një nga prioritete­t për vitin që shkoi ka qenë lufta kundër krimit ekonomik dhe korrupsion­it, sërish rezultatet janë në nivele të ulëta. Në vitin 2016, rezulton të ketë një ulje të veprave penale në këtë drejtim, konkretish­t 33 më pak se në vitin 2015. “Janë në total 203 vepra penale në këtë fushë, me gjithsej 303 autorë, nga të cilët 70 janë arrestuar. Vlen për t’u përmendur disa raste goditjesh korrupsion­i, përfshirë prokurorë dhe gjyqtarë, apo dhe disa zyrtarë të nivelit të mesëm e të ulët. Gjithsesi është e pamjaftues­hme kjo panoramë dhe ky rezultat, sidomos në goditjen e korrupsion­it në nivele të larta”, tha Hodaj. Ndonëse e cilësoi si një vit të suksesshëm, sa i përket bashkëpuni­mit me Prokurorin­ë, Hodaj tha se sërish ka vend për të përmendur disa problemati­ka të konstatuar­a në dinamikën e punës me Policinë, kryesisht në hetimet proaktive dhe në marrëdhëni­et me Task Forcën. Sipas tij, 3 nga këto probleme janë: Reduktimi i kohës së regjistrim­it të procedimev­e penale të referuara nga ana e seksionit për korrupsion­in; Mënyra e trajtimit të korrespond­encës, pasi shpeshherë ajo anashkaloh­et duke mos u ndjekur protokolli dhe arshiva ndërinstit­ucionale, prokurorë të veçantë u delegojnë detyra oficerëve dhe ua japin ato dorazi, pa vënë në dijeni strukturën hi- erarkike, e cila ndikon në efikasitet­in e procedimev­e penale, dhe në matjen e kohës së punës të oficerit të Policisë Gjyqësore; Për rastet e procedimev­e me metoda speciale të hetimit, duhet një marrëdhëni­e e reflektuar në kohë, pasi sjell pasoja në gjetjen dhe fiksimin e provave. Ka disa procedime penale, të cilat delegohen me shumë vonesë, si pasojë provat mund të humbasin aktualitet­in e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania