Panorama (Albania)

Masimo Morati: Mesi s'vjen, por "Suning" do të bëjë goditje të madhe

-

Për Leo Mesin zikaltër foli dje edhe Masimo Morati. Ish- presidenti i Interit, pas një takimi që pati me Erik Tohirin dhe Stiven Zhangun, pranoi që t'u përgjigjej pyetjeve të gazetarit të ANSA- s. "Emrin e Mesit nuk e dëgjova në asnjë fjalë që tha Stiven Zhangu. Mbase ' Suning' po përgatit një goditje të madhe, por nuk flitet për Mesin", tha Morati, i pyetur nëse u fol për "Pleshtin" në takimin që pati me dy pasardhësi­t e vet. "U treguan shumë të çiltër dhe më ftuan edhe mua. Tohiri dhe ' Suning' po bëjnë shumë për Interin. Kinezët kanë sjellë në shoqëri një klimë të re. Tani jemi optimistë dhe të qetë për të ardhmen", zbuloi 72- vjeçari. Sa i përket punës që ka bërë Pioli, ish- presidenti tha: "Rezultatet tregojnë se është një trajner i mirë. Skuadra po luan mirë dhe të jep shpresë për të ardhmen. Champions- i? Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania