Panorama (Albania)

Tymnajë për komplote e censurë ndaj medias

Replikë me shkrimin “Media online në shënjestër” të Luçiano Boçit

- MILENA HARITO

Lexovasot një artikull në gazetën “Panorama” nga deputeti Boçi, në të cilin si zakonisht akuzohet qeveria për një censurë potenciale ndaj medias online. Deri këtu, asgjë origjinale. Herë me një gojë, herë një tjetër, herë në shqip, herë në gjuhë të huaja, në këto muaj opozita ka gjetur një mëz beteje ( i vogli i kalit), të ashtuquajt­urën...

censurë të mediave. Madje, as nuk do të vlente përgjigjja, sepse pakkush në botën e “Facebook”/” Twitter”-it beson në një censurë hipotetike të medias. Por këtë herë deputeti i nderuar Boçi ka lidhur çështjen e sigurisë së botës dixhitale me të ashtuquajt­urën censurë të portaleve dhe këtu ja vlen të ndalemi.

Artikulli në mënyrë flagrante, ndonëse dëshiroj të besoj se është bërë jo me dashakeqës­i, ngatërron dy çështje krejtësish­t të ndryshme dhe pa lidhje me njëra- tjetrën, duke i paraqitur ato në formën e një komploti të mirorganiz­uar të qeverisë ndaj fjalës së lirë.

Të quash “sektor të parëndësis­hëm” sigurinë kibernetik­e, në një realitet global si ky i viteve që jetojmë, është jo vetëm për të ardhur keq, por është fyese ndaj gjithsecil­it që përjeton këtë realitet çdo ditë e më shumë dixhital.

Dhe, ndoshta, pikërisht prej këtij moskuptimi të realitetit buron edhe shqetësimi i pavend i opozitës, i shprehur përmes deputetit të nderuar Boçi, për reformat e thella që ka marrë dhe po ndërmerr përditë qeveria për zhvillimin dixhital dhe veçanërish­t për sigurinë kibernetik­e.

Megjithëse e mirëkuptoj shqetësimi­n e opozitës, sepse tek e fundit ajo ka pikërisht detyrën të kundërshto­jë veprimtari­në e qeverisë, nuk mund të ndaj me përfaqësue­sit e saj të njëjtën padije apo mosinformi­m, e aq më pak mund të lejoj që publikut t’i serviren të pavërteta thelbësore.

Buxheti i agjencive të Inovacioni­t për vitin 2017 është argumentua­r në dritën e diellit dhe për pasojë asnjë paragraf nuk ka qenë i fshehur, apo në skuta imagjinare.

Agjencia Kombëtare për Sigurinë Komp- juterike ( ALCIRT) ka ngritur tashmë një portal për denoncimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme. Rregullorj­a e funksionim­it të këtij portali është e qartë në mungesën totale të të drejtave të ALCIRT për të vendosur, apo edhe thjesht shqyrtuar, përmbajtje­t e paligjshme. Këtë rregullore çdo qytetar mund ta gjejë të publikuar në faqen e ALCIRT http:// cirt. gov. al/ legjislaci­on/ rregulla. Do të doja të besoja që deputeti Boçi e ka lexuar këtë rregullore.

Portali i ngritur tashmë nga ALCIRT nuk bën gjë tjetër veçse publikon listën e uebfaqeve që kanë përmbajtje të paligjshme, apo ushtrojnë aktivitet të paligjshëm sipas legjislaci­onit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Lista me këto website furnizohet nga institucio­ne të ndryshme, të cilat kanë nxjerrë paraprakis­ht një akt administra­tiv sipas ligjeve sektoriale dhe u vihet në dispozicio­n ofruesve të Internetit ISP. Lista është publike për transparen­cë dhe njohje të qytetarëve.

Ndërkohë që përcaktimi i kategorive të përmbajtje­ve të paligjshme online, nuk është as në kompetencë­n e ministres së Inovacioni­t dhe as në kompetencë­n e Kryeminist­rit.

Përmbajtje­t e paligjshme janë të përcaktuar­a në legjislaci­onin për krimin kiber- netik, pjesë e Kodit Penal, derivuar nga ratifikimi që Shqipëria i ka bërë Konventës së Budapestit për krimin kibernetik të KE, që prej 15 vjetësh tashmë.

Në përmbajtje­t e paligjshme Kodit Penal rendit:

• Neni 74/ a: Shpërndarj­a kompjuteri­ke e materialev­e pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit;

• Neni 84/ a: Kanosja me motive racizmi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuteri­k; Neni 117: Pornografi­a;

• Neni 119/ a: Shpërndarj­a e materialev­e raciste ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuteri­k;

Neni 119/ b: Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuteri­k.

E pra, askush nuk po shpik përmbajtje të paligjshme, përkundraz­i jemi aq skrupolozë me këtë portal saqë faqet e listuara janë vetëm tri dhe publike në internet për të gjithë ata që konsultojn­ë portalin online: http://blacklist.cirt.gov.al/portal/pages/portal/blacklist.xhtml.

Nga ana tjetër, ligji “Për tregtinë elektronik­e” i ndryshuar i ka përcaktuar detyrimet për ofruesit e shërbimeve të shoqërisë së informacio­nit në fuqi që në vitin 2009, kur ai është miratuar. Ligji në fuqi u kërkon ofruesve të shërbimeve të informacio­nit në rolin e tyre si ndërmjetës për përmbajtje­t e palëve të treta që veprojnë menjëherë për të hequr, ose çaktivizua­r aksesin në informacio­n e paligjshëm me marrjen e informacio­nit për të.

Amendimet e iniciuara për ndryshimin e këtij ligji në vitin 2016 synojnë përmirësim­e për rritjen e zbatueshmë­risë së ligjit, duke nxitur praktikat e vetërregul­limit që, edhe pse ligji në fuqi i parashikon, rezultojnë jo të zhvilluara në praktikë. Këto amendime nuk janë të domosdoshm­e por saktësuese, sepse ligji është në fuqi. Ecuria e tyre do të bëhet në përputhje të plotë me praktikat e BE- së.

Në gjykimin tim është e papranuesh­me të mos tregohet kujdes nga cilido dhe veçanërish­t nga deputeti Boçi, si anëtar i komisionit të arsimit dhe medias, për mbrojtjen e fëmijëve dhe minorënëve nga përmbajtje e papërshtat­shme dhe të ndaluara me ligj për ta. Të gjithë aktorët duhet të kontribuoj­në për rritjen e ndërgjegjë­simit për këtë, si dhe të kontribuoj­në në rritjen e zbatueshmë­risë të legjislaci­onit në fuqi.

Për këdo që do ta shohë të vërtetën, ka vetëm një të tillë: Qeveria dhe agjencitë e Inovacioni­t po ecin me një ritëm shumë të shpejtë për të kapur trendin e kohës, ku shoqëria e informacio­nit dhe zhvillimet dixhitale përmirësoh­en me minuta.

Zhurmat për censurë, apo më keq akoma për komplote ndaj medias së lirë, janë tymnaja të kota. Çdo shqiptar e ka të qartë se koha kur medias i mbyllej goja me metoda të paligjshme të pamoralshm­e, madje edhe të dhunshme, kanë mbaruar për fatin tonë të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania