Panorama (Albania)

Betohet Trump: Nga sot qeveris populli, do zhduk islamin radikal

KREU I SENATIT ME METEN: DO KENI VEMENDJE NGA ADMINISTRA­TA E RE

-

Të mbledhur këtu sot, po nxjerrim një dekret të ri për t’u dëgjuar në çdo qytet, në çdo kryeqytet të huaj, në çdo sallë pushteti, sepse nga kjo ditë e tutje një vizion i ri do të qeverisë vendin tonë, që nga kjo ditë e tutje, vetëm Amerika do të jetë e para, Amerika e para!

Donald Trump mbërriti të premten paradite në Shtëpinë e Bardhë, për të kurorëzuar marrjen e detyrës si presidenti i 45- të i Shteteve të Bashkuara. Ai mbërriti me bashkëshor­ten e tij, Melania Trump, dhe u pritën nga Presidenti në largim, Barack Obama, dhe Zonja e Parë, Michelle Obama. Është traditë që ata takohen për një çaj para ceremonisë së betimit të Presidenti­t të ri. Obama dhe Trump kanë shtrënguar duart. “Më vjen mirë që u takuam. Urime!”, i ka thënë Obama Trumpit, ndërsa ky i fundit ia ka kthyer: “Fantastike!”. Melania Trump dhe Michelle Obama u përqafuan dhe Michelle i dha asaj një dhuratë të marrë nga “Tiffany”. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe Bill dhe Hillary Clinton, kjo e fundit rivalja e tij në garën e hidhur për Presidencë­n. Kur erdhi koha, Donald Trump u betua mbi Biblën që e mbante në dorë bashkëshor­tja e tij, Melania. Në fakt kishte dy Bibla, njërën që ia kishte dhënë e ëma, në vitin 1955, dhe tjetra ishte Bibla me të cilën u betua Abraham Linkolni, në vitin 1861. Donald Trump ka mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë së tij të inaugurimi­t, ku veç falënderim­eve të rastit, ka kritikuar administra­tat e mëparshme amerikane se e kanë mbajtur popullin amerikan larg përfitimev­e dhe sukseseve. Trump u zotua se që nga dita e inaugurimi­t të tij, pushteti i kalon popullit amerikan. “Sot, 20 janari 2017, do të mbahet mend si dita kur njerëzit u bënë krerët e këtij kombi përsëri”, tha ai, duke premtuar një lëvizje historike që nuk është parë në botë deri tani. Trump premtoi se gurthemeli i lëvizjes së tij do të jetë: Amerika e para! Trump akuzoi elitën se ka mbrojtur veten dhe jo popullin. Ai tha se vendi nuk do të jetë më në shërbim të vendeve të tjera, edhe pse do t’i ruajë dhe do t’i shtojë aleancat, por çdo marrëveshj­e tregtare, sigurie, emigracion­i, punësimi apo politike e jashtme do të bëhet në dobi të amerikanëv­e. Rregullat e tij: Blini produkte amerikane dhe punësoni amerikanë! Trump u zotua se do të zhdukë nga faqja e dheut terrorizmi­n islamik! Ja fjalimi i plotë i presidenti­t të 45- të amerikan, Donald Trump.

FJALIMI I DONALD TRUMP

Shef i Drejtësisë, Roberts, Presidenti Carter, Presidenti Clinton, Presidenti Bush, amerikanë dhe popuj të botës, faleminder­it! Ne qytetarët e Amerikës tashmë i jemi bashkuar një përpjekjej­e të madhe kombëtare për të rindërtuar vendin tonë dhe për të rivendosur premtimin e tij për të gjithë njerëzit tanë. Së bashku ne do të përcaktojm­ë rrjedhën e Amerikës për shumë e shumë vite që do të vijnë.

Së bashku ne do të përballemi me sfida. Ne do të përballemi me vështirësi. Por ne do ta bëjmë punën.

Çdo katër vjet, ne mblidhemi në këta hapa për të kryer transferim­in e rregullt dhe paqësor të pushtetit.

Dhe ne i jemi mirënjohës Presidenti­t Obama dhe Zonjës së Parë, Michelle Obama, për ndihmën e tyre të ngrohtë gjatë gjithë këtij tranzicion­i. Ata kanë qenë të mrekullues­hëm, ju faleminder­it!

Ceremonia e sotme, megjithatë, ka kuptim shumë të veçantë, sepse sot ne nuk po bëjmë thjesht transferim­in e pushtetit nga një administra­të te tjetra, por po bëjmë transferim­in nga Uashington DC te populli.

Për një kohë të gjatë, një grup i vogël në kryeqyteti­n e vendit tonë ka korrur shpërblime­t e qeverisë, ndërsa njerëzit kanë pasur koston.

Uashington­i lulëzoi, por populli nuk ishte pjesë në pasurinë e tij. Politikanë­t patën sukses, por vendet e punës u larguan dhe fabrikat u mbyllën. Establishm­enti mbrojti veten, por jo qytetarët e vendit tonë. Fitoret e tyre nuk kanë qenë fitoret tuaja. Triumfet e tyre nuk kanë qenë triumfi juaj. Ndërsa ata kanë festuar, ka pasur pak për të festuar për familjet në vështirësi në të gjithë vendin tonë.

E gjitha kjo ndryshon duke nisur pikërisht këtu dhe tani, sepse ky moment është momenti juaj. Ju takon juve. U përket të gjithëve që u mblodhën sot këtu dhe të gjithëve që po shikojnë në të gjithë Amerikën sot. Kjo është dita juaj. Kjo është festa juaj.

Dhe ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vendi juaj. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi nuk është se cila parti kontrollon qeverinë tonë, por se kjo qeveri është e kontrollua­r nga populli. Sot, 20 janari 2017, do të mbahet mend si dita kur njerëzit u bënë krerët e këtij kombi përsëri. Burrat e harruar dhe gratë e vendit tonë nuk do të harrohen më. Të gjithë po ju dëgjojnë ju tani. Ju erdhët me dhjetëra miliona të bëheni pjesë e një lëvizjeje historike, llojin e së cilës bota nuk e ka parë më parë.

Në qendër të kësaj lëvizjeje është një bindje themelore: që një komb ekziston për t’u shërbyer qytetarëve të tij. Amerikanët duan shkolla të mëdha për fëmijët e tyre, lagje të sigurta për familjet e tyre dhe punë të mira për veten. Këto janë thjesht kërkesa të arsyeshme. Nënat dhe fëmijët e bllokuar në varfëri në qytetet tona, fabrikat e ndryshkura të shpërndara si varre në të gjithë peizazhin e kombit tonë. Një sistem arsimi i vërshuar me të holla, por që i lë studentët tanë të rinj dhe të bukur të privuar nga të gjitha njohuritë. Dhe krimi, dhe bandat, dhe droga, të cilat e privojnë popullin nga aq shumë potencial i parealizua­r.

Ne jemi një komb, dhe dhimbja e tyre është dhimbja jonë, ëndrrat e tyre janë ëndrrat tona, ne kemi një vend, një shtëpi dhe një fat të lavdishëm. Sot unë kam bërë një betim për besnikëri ndaj të gjithë amerikanëv­e. Për shumë dekada, ne kemi pasuruar industrinë e huaj në kurriz të industrisë amerikane, kemi subvencion­uar ushtritë e vendeve të tjera, duke lejuar shterimin e trishtuar të vetë ushtrisë sonë.

Ne kemi mbrojtur kufijtë e vendeve të tjera, duke refuzuar për të mbrojtur kufijtë tanë. Dhe kemi shpenzuar triliona e triliona dollarë jashtë shtetit, ndërsa infrastruk­tura e Amerikës ka rënë në gjendje të keqe dhe shkatërrim­i. Ne i kemi bërë vendet e tjera të pasura, ndërsa pasuria, forca dhe besimi i vendit tonë janë shpërndarë nëpër horizont. Një nga një, fabrikat tona janë mbyllur pa as edhe një mendim në lidhje me miliona e miliona të atyre që janë lënë pas.

Por kjo është e kaluara dhe tani ne jemi duke parë vetëm drejt së ardhmes. Të mbledhur këtu sot, po nxjerrim një dekret të ri për t’u dëgjuar në çdo qytet, në çdo kryeqytet të huaj, në çdo sallë pushteti, sepse nga kjo ditë e tutje një vizion i ri do të qeverisë vendin tonë, që nga kjo ditë e tutje, vetëm Amerika do të jetë e para, Amerika e para! Çdo vendim mbi tregtinë, mbi taksat, mbi emigracion­in, çështjet e jashtme, do të bëhet për të përfituar punëtorët amerikanë dhe familjet amerikane.

Mbrojtja do të çojë drejt begatisë së madhe dhe forcimit tonë. Unë do të luftoj për ju me çdo kockë në trupin tim dhe unë kurrë nuk do t’ju zhgënjej. Amerika do të rinisë të fitojë. Amerika do të fillojë të fitojë si kurrë më parë. Ne do ta kthejmë punën tonë, ne do t’i kthejmë kufijtë tanë,

ne do ta kthejmë pasurinë tonë, ne do të kthejmë përsëri ëndrrat tona.

Ne do të sjellim rrugë të reja, rrugë të larta, ura e tunele, dhe hekurudha në të gjithë vendin tonë të mrekullues­hëm.

Ne do t’i kthejmë njerëzit tanë në punë, duke rindërtuar vendin tonë me duart e amerikanëv­e dhe punën amerikane.

Ne do të ndjekim dy rregulla të thjeshta: Blini produkte amerikane dhe punësoni amerikanë. Ne shohim vullnet të mirë te kombet e botës, por e bëjmë këtë me kuptimin se është e drejta e të gjitha kombeve të vënë vendet e tyre në fillim. Ne do të shkëlqejmë që të gjithë të na ndjekin.

Ne do të përforcojm­ë aleancat e vjetra dhe të formojmë të reja, dhe të drejtojmë botën kundër terrorizmi­t radikal islamik, të cilin ne do ta zhdukim nga faqja e dheut. Në themel të politikës sonë do të jetë besnikëria ndaj Shteteve të Bashkuara. Dhe ne do të zbulojmë besnikëri të re ndaj njëri- tjetrit. Nuk ka vend për paragjykim­e.

Bibla na tregon se sa mirë dhe e kënaqshme është që njerëzit e Perëndisë të jetojnë së bashku në unitet.

Kur Amerika është e bashkuar, ajo është krejtësish­t e pandalshme.

Nuk ka frikë, ne jemi të mbrojtur dhe gjithmonë do të jemi të mbrojtur, ne do të jemi të mbrojtur nga burrat dhe gratë madhështor­e të ushtrisë sonë dhe më e rëndësishm­ja, do të jemi të mbrojtur nga Zoti.

Së fundi, ne duhet të mendojmë gjëra të mëdha e ëndrra edhe më të mëdha. Si amerikanë, ne e dimë që jetojmë si një komb vetëm kur ai përpiqet. Ne nuk do të pranojmë më politikanë, të cilët ankohen gjithmonë, por nuk bëjnë asgjë në lidhje me këtë. Koha për fjalë boshe ka mbaruar, tani erdhi koha e veprimit.

Mos lejo askënd të të thotë se nuk mund të bëhet. Nuk ka sfidë që mund të ndeshet me zemrën, luftën dhe shpirtin e Amerikës. Ne nuk do të dështojmë, vendi ynë do të lulëzojë dhe do të përparojë përsëri. Ne jemi në nisjen e një mijëvjeçar­i të ri për të korrur energjitë, in- dustritë dhe teknologji­të e së nesërmes. Një krenari e re kombëtare do të shërojë ndarjet tona. Nëse jemi të zinj, me ngjyrë kafe apo të bardhë, nga ne të gjithë rrjedh i njëjti gjak i kuq i mundimit.

Ne të gjithë gëzojmë të njëjtat ëndrra të lavdishme dhe ne të gjithë përshëndes­im të njëjtin flamur të madh amerikan, dhe nëse një fëmijë lind në shtrirjen urbane të Detroitit apo Nebraskës, ata shikojnë në të njëjtin qiell, dhe ëndërrojnë të njëjtat ëndrra, me frymën e të njëjtit krijues të plotfuqish­ëm. Pra, për të gjithë amerikanët afër dhe larg, nga oqeani në oqean, ju kurrë nuk do të injoroheni sërish.

Zëri juaj, shpresat dhe ëndrrat tuaja do të përcaktojn­ë fatin tuaj amerikan. Guximi juaj, mirësia dhe dashuria do të na udhëheqin përgjithmo­në gjatë rrugës.

Së bashku ne do ta bëjmë Amerikën të fortë përsëri, ne do ta bëjmë Amerikën të pasur përsëri, ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt përsëri dhe po, së bashku ne do të bëjmë Amerikën madhështor­e përsëri.

Faleminder­it, Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Amerikën!

 ??  ?? MICHELLE OBAMA, MELANIA TRUMP, DONALD TRUMP DHE BARACK OBAMA GJATË TAKIMIT NË SHTËPINË E BARDHË
MICHELLE OBAMA, MELANIA TRUMP, DONALD TRUMP DHE BARACK OBAMA GJATË TAKIMIT NË SHTËPINË E BARDHË
 ??  ?? Trump betohet si Presidenti i 45- të i Shteteve të Bashkuara
Trump betohet si Presidenti i 45- të i Shteteve të Bashkuara
 ??  ?? Trump dje gjatë betimit si President
Trump dje gjatë betimit si President
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania