Panorama (Albania)

Dëmshpërbl­imi, gruaja e Ziver Veizit: S’kemi marrë atë që meritojmë

Alma Veizi: Shpresën më të madhe ne e kemi te Reforma në Drejtësi

- ARISTIR LUMEZI

Alma Veizi, bashkëshor­tja e të ndjerit Ziver Veizi, i vrarë në bulevard para godinës së Kryeminist­risë, më 21 janar 2011, e lodhur nga seancat e gjata gjyqësore dhe e zhgënjyer prej gjykatave shpreson se do të jetë Reforma në Drejtësi që do të vendosë drejtësi për vrasjen e burrit të saj.

Duke folur për vendimin e Gjykatës Administra­tive për dëmshpërbl­imin, Alma shprehet se nuk mund të jetë dakord me gjykatën, por nuk del edhe mbi vendimet e gjykatave. Duke folur për vajzën, Anën, Alma shprehet se studimet për Drejtësi mbeten ëndrra e saj për të gjetur drejtësinë e munguar për babain e vrarë.

Sot në 6- vjetorin e vrasjes së bashkëshor­tit tuaj, Ziver Veizi, mendoni se drejtësia po vendoset?

Jemi lodhur në gjithë këto vite, duke folur e folur, kërkuar e kërkuar të drejtën tonë. Shpresën më të madhe e kemi te Reforma në Drejtësi sepse gjykatat na kanë zhgënjyer gjithë këto vite. Pa Reformën në Drejtësi nuk kemi shpresë se përgjegjës­it e vërtetë, ata që dhanë urdhër dhe ata që vranë më 21 janar do të dënohen. Kemi gjashtë vjet që endemi dyerve të gjykatave dhe ende asnjë drejtësi.

Si i vlerësoni vendimet e gjykatave për dëmshpërbl­imin financiar ndaj vrasjes së bashkëshor­tit?

Nga gjykata ne nuk kemi marrë atë që meritojmë, por nuk mund të dalim mbi gjykatat, do ta pranojmë këtë vendim.

Qeveria në mbledhjen e saj të së mërkurës vendosi të miratojë fondet për të ekzekutuar vendimet e Gjykatës Administra­tive për dëmshpërbl­imin tuaj?

Nuk kam folur ende me avokatin tim sepse di që gjyqi tani ka mbaruar dhe nuk e di a do të shkojë në Apel, por ia kam lënë avokatit në dorë gjithçka. Nesër do të jemi për homazhet në Tiranë dhe do të flas me avokatin.

Çfarë ceremonie përkujtimo­re do të ketë në 6- vjetorin e vrasjes së Ziver Veizit?

Na kanë lajmëruar që në orën 13: 00 të jemi në Tiranë te Pallati i Brigadave. Me sa duket, atje do të ketë një ceremoni.

Gjatë kësaj periudhe, si ka qenë gjendja juaj financiare, jeni punësuar?

Unë jam e punësuar, ndërsa fëmijët përfitojnë nga statusi i dëshmorit të babait të tyre. Ana vijon shkollën? Ana është në vitin e dytë të gjimnazit.

Vijon ta ketë dëshirën për t’u bërë gjyqtare?

Ana vijon ta ketë dëshirën për t’u bërë juriste. Jam e bindur se do ta realizojë dhe të kërkojë drejtësinë e plotë për humbjen e babait të saj.

 ??  ?? Alma Veizi
Alma Veizi
 ??  ?? Alma Veizi, bashkëshor­tja e të ndjerit Ziver Veizi
Alma Veizi, bashkëshor­tja e të ndjerit Ziver Veizi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania