Panorama (Albania)

Votimi elektronik, Rama: Alibi e re e qeverisë së vjetër

-

Kreu i LIBRA- s, Ben Blushi, e cilëson mjerues qëndrimin e mbajtur nga Kryeminist­ri Rama për përdorimin e elektronik­ës në zgjedhje. Blushi, në një reagim për Kryeminist­rin Rama, i ka kujtuar këtij të fundit se pasi refuzoi të bënte zgjedhje në partinë e drejtuar prej tij, tashmë po përpiqet të bindë shqiptarët se edhe numërimi elektronik është i pamundur. “Edi Rama paska thënë se numërimi elektronik i votave në Republikën tonë është një aventurë e rrezikshme. Dhe këtë pohim prej amatori profesioni­st nuk ia ka deleguar asnjërit prej dallëndysh­eve të Rilindjes, por e ka stërhollua­r vetë me laps, me bojë e kartë. Pasi nuk bëri zgjedhje për shtatë vjet si kryetar i Rilindjes, pasi grabiti një mandat pa votim, por me referendum, pasi vodhi votat e referendum­it brenda partisë, i cili ende nuk ka rezultat, pasi dha të gjithë shëndetësi­në me koncesion, pasi miratoi ligjin e mbetjeve, pasi mbolli kanabis me leje në çdo cep, pasi bëri deputet dhe kryetar bashkie çdo bandit me kollare, pasi dëboi dyqind mijë shqiptarë në emigracion, pasi e ktheu energjinë në mall luksi, pasi rriti çmimin e gazit dhe të naftës, pasi e ktheu diplomacin­ë shqiptare në guidë turistike dhe pasi pasuroi dhjetë të pasur me taksa, duke varfëruar 1 milion të varfër, thotë se votat e tyre do t’i numërojë vetë, pasi makina elektronik­e gabon më shumë se çdo numërues batakçi”, shprehet Blushi. Sipas kreut të LIBRA- s, Kryeminist­ri Rama po përpiqet të bindë shqiptarët se numëruesit e caktuar prej tij nuk vjedhin vota, ndërkohë që makina elektronik­e vjedh vota. “Beson se do të na bindë se numëruesi i tij nuk vjedh vota, por makina vjedh, se numëruesi nuk fle, por makinën e zë gjumi, se numëruesi nuk lodhet, por makina drobitet, se numëruesi punon pa drita, por makina jo, se numëruesi nuk ha, por makinën e merr uria, se numëruesi nuk pi, por makina ka etje, se numëruesi sheh, por makina është miope, se numëruesi nuk sëmuret, por makinën e zë gripi, së numëruesi nuk plaket, por makina ndryshket, se numëruesi nuk ikën, por makina zhduket, se numëruesin nuk e merr njeri në telefon, por makina ia hap celularin kujtdo, se numëruesi llogarit, kurse makina numëron. Çfarë mjerimi. Sa i vjetër në ide, sa i plakur në mendim, sa i gjorë në frikë, sa i mjerë në arsye. Dhe të mendosh se këtë e thotë dikush që, pasi hapi digën dhe shkaktoi përmbytje, thotë se hapja e çezmës është një aventurë”, deklaron Blushi.

 ??  ??
 ??  ?? Ben Blushi
Ben Blushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania