Panorama (Albania)

UET nxjerr “Economicus” 14, për herë të parë në anglisht

Civici: Kërkimi shkencor shqiptar del nga izolimi. Revista, në sintoni me sfidat e ekonomisë shqiptare

-

Kërkimi shkencor në Shqipëri vazhdon t’i flasë vetes dhe sfida kryesore mbetet arritja e standardev­e ndërkombët­are dhe njohja ndërkombët­arisht e punimeve shkencore shqiptare.

Një nga botimet e para që del nga “ishulli” është revista “Economicus”, që botohet nga Universite­ti Europian i Tiranës dhe UET Press që prej vitit 2008. Kjo revistë, në këtë numër të ri, ka shënuar botimin e saj të parë në gjuhën angleze. Në këtë numër janë përzgjedhu­r artikuj shkencorë nga studiuesit shqiptarë të ekonomisë, pedagogë në universite­te të ndryshme private dhe publike, si dhe ekspertë e akademikë të universite­teve partnere europiane. Synimi i ekipit drejtues të revistës është që të nxisin shkencën e vërtetë në kërkimin shkencor shqiptar dhe ta vënë atë përballë asaj që ndodh sot në botë në këtë sektor. Ky është numri i 14- të i revistës periodike që drejtohet nga Prof. Dr. Adrian Civici, President i UET- it.

Zoti Civici, UET promovoi daljen e revistës shkencore “Economicus” në gjuhën angleze, në numrin e 14të të saj. Pse vendosët ta botonit në anglisht?

Ky është një promovim i dytë i revistës “Economicus”, e cila, pas një rruge të gjatë gati 10- vjeçare, ka arritur në numrin e saj të 14- të. Kjo për shkak se revista bëhet më tepër komunikati­ve me botën, më e aksesueshm­e nga ekspertë, pedagogë apo studiues të ndryshëm që kanë nevojë të lexojnë më shumë për Shqipërinë, për ekonominë dhe financat e saj, por njëkohësis­ht bëhet dhe një tribunë më cilësore, me më shumë standarde për të gjithë pedagogët e UET dhe jo vetëm, po ashtu dhe një sërë bashkëpunë­torësh mjaft cilësorë që shkruajnë rregullish­t te revista. Në këtë kuadër, përgjegjës­ia dhe karakteri i saj shkencor bëhet më i rëndë- sishëm dhe më i vlefshëm. Duhet ta pranojmë që përpjekjet për revistën “Economicus” kanë qenë të shumta, fillimet nuk ishin aspak të lehta, por sot kemi mundur të bëjmë një revistë shkencore, e cila na përfaqëson denjësisht, Universite­tin Europian të Tiranës, në veçanti Fakultetin e Ekonomisë & TI dhe reflekton zhvillimet origjinale shqiptare të kërkimit shkencor. Është e rëndësishm­e të theksohet ekzistenca në çdo numër reviste të një “dosieri” specifik kushtuar një teme apo fushe kërkimi aktuale dhe me ndikim në realitetin ekonomik e social në Shqipëri. Dëshiroj të evidentoj vështirësi­të e ndeshura për të gjetur atë që quhet “titulli” i revistës, por që në fakt është përmbajtja e vërtetë e saj për të ndjekur realitetin, për të qenë në sintoni me ngjarjet dhe sfidat kryesore që ka ekonomia dhe financat shqiptare dhe besoj që ia kemi arritur që të jemi një revistë, jo vetëm që del rregullish­t, por që i përgjigjet edhe debatit aktual ekonomik.

Çfarë do të thotë kjo për kërkimin shkencor shqiptar?

Ajo që do ndryshojë rrënjësish­t tani, që revista del në anglisht, përveç atyre që kemi bërë, është fakti që në numrat në vijim do të jemi shumë më kërkues dhe rigorozë për ta bërë revistën me oponenca të brendshme e të jashtme për çdo artikull, gjë që do të garantojë standarde më të larta të botimit dhe standarde më të larta në raport me si përfaqësoh­emi dhe si na njohin ata që na lexojnë. Revista do ta ruajë dhe do ta thellojë karakterin shkencor duke hequr dorë nga formalizmi që në shumë raste mbizotëron në revista, të cilat, pavarësish­t se i quajmë revista shkencore, janë thjesht revista që plotësojnë detyrën formale për t’u botuar, por pak kanë shkencë të vërtetë. Në këtë sens, mendoj se duke qenë revista e parë me këto përmasa në UET, që del në anglisht, është një traditë që do të përcillet edhe te revistat e tjera dhe do të na bëjë shumë më vizibël, shumë më të aksesueshë­m edhe në raport me kërkesat dhe standardet e cilësisë, pasi një punë shkencore që botohet në anglisht, natyrisht është më e citueshme, më e aksesueshm­e, më e vlerësuesh­me dhe njëkohësis­ht nga shkrimi në një revistë të tillë, lind më pas një bashkëpuni­m, një projekt, një studim tjetër akoma më i madh. Kjo tregon se sa revista e ka realizuar misionin e saj kompleks.

 ??  ?? Adrian Civici, President i UET
Adrian Civici, President i UET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania