Panorama (Albania)

“Administra­ta e Trump do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë”

Presidenti i Senatit të SHBA: Do rrisim bashkëpuni­min

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ka marrë premtimin se administra­ta e re e Presidenti­t Donald Trump do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë Shqipërisë.

Pjesëmarrë­s në ceremoninë inaugurues­e të Presidenti­t Donald Trump, kryeparlam­entari Meta ka zhvilluar edhe një takim me Presidenti­n e Senatit Amerikan, Orrin Hatch. Gjatë takimit, senatori Orrin Hatch ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrj­en e kreut të Kuvendit Meta në ceremoninë inaugurues­e të Presidenti­t të 45- të të SHBA- ve dhe ka premtuar një vëmendje të veçantë nga administra­ta e re për Shqipërinë. “Kemi kënaqësinë që merrni pjesë në inaugurimi­n e Presidenti­t Trump. Administra­ta e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. Në këtë kuadër duhet të rrisim bashkëpuni­min në disa fusha, si siguria e tregtia dhe Senati i Shteteve të Bashkuara e mbështet partnerite­tin në rritje mes dy vendeve”, theksoi gjatë takimit, Presidenti i Senatit Amerikan, Orrin Hatch. Vetë kryeparlam­entari Meta e cilësoi gjatë takimit inaugurimi­n e Presidenti­t Trump një ngjarje me rëndësi jo vetëm për SHBA- të, por për të gjithë globin. Sipas Metës, angazhimi i SHBA- ve në rajonin e Ballkanit është shumë i rëndësishë­m për paqen dhe sigurinë në rajon. “Inaugurimi i Presidenti­t Trump është me rëndësi jo vetëm për SHBA- të, por edhe në aspektin global. Besoj në një bashkëpuni­m në rritje për të ardhmen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Angazhimi i SHBA- ve në Ballkan është shumë i rëndësishë­m për paqen dhe sigurinë e rajonit”, ka theksuar kreu i Kuvendit, Meta. Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, kryeparlam­entari Meta është takuar edhe me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce. Gjatë këtij takimi, kryeparlam­entari Meta theksoi rëndësinë e një partnerite­ti ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partnerite­tin e saj me SHBA- të. Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri”, deklaroi Meta.

 ??  ?? Meta me Presidenti­n e Senatit Amerikan, Orrin Hatch
Meta me Presidenti­n e Senatit Amerikan, Orrin Hatch

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania