Panorama (Albania)

Bylykbashi: Ramës i prishen skemat nga votimi elektronik

“Zhduket shitblerja e votës, mbushja e kutive dhe korrupsion­i”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Bashkëkrye­tari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka shpjeguar arsyet përse Kryeminist­ri Rama nuk e do votimin elektronik.

Në një reagim pas refuzimit që kreu i qeverisë i bëri propozimit të demokratëv­e për votim elektronik, Bylykbashi ka renditur 10 arsye përse ky votim refuzohet nga kreu i qeverisë. Sipas Bylykbashi­t, përmes këtij votimi do të zhduken fenomenet e shitblerje­s së votës, mbledhjes së kartave dhe mbushja e kutive. “Votimi elektronik zhduk shitblerje­n e kartave të identiteti­t. Zgjedhësi do të identifiko­het me shenjën e gishtit. Zhduk votimin e shumëfisht­ë nga një person në qendra të ndryshme. Zhduk mbushjen e kutive nga komisioner­ët militantë. Identifiki­mi me shenjën e gishtit e bën të pamundur që ushtria e “ustallarëv­e” të Ramës të hedhë vota në kuti për zgjedhësit që nuk kanë votuar”, sqaron Bylykbashi.

VOTIMI

Deputeti demokrat sqaron se përmes votimit elektronik zhduken edhe fenomenet e votimeve familjare dhe përdorimit të kartave të falsifikua­ra. “Zhduk votimin në emër të personave të tretë, veçanërish­t në emër të emigrantëv­e. Zhduk votimin familjar, kur babai merr kartat e identiteti­t të familjarëv­e dhe voton ai për të tjerët. Pra, i hiqet Ramës mundësia që duke blerë kryefamilj­arin, të blejë me shumicë edhe votat e grave të familjes. Zhduk përdorimin e kartave të falsifikua­ra. Redukton shitblerje­n e votës, sepse eliminon zinxhirin e votimit “karuzel”, kur një fletë votimi e bardhë nxirret jashtë qendrës së votimit, mbushet nga “ustallarët” dhe kundrejt pagesës, i jepet votuesit ta hedhë në kuti e të nxjerrë jashtë fletën e tij të paplotësua­r”, shton Bylykbashi.

KOMISIONER­ËT

Sipas deputetit të PD, votimi elektronik do të eliminojë edhe korrupsion­in që ndodh në qendrat e votimit dhe numërimit me komisioner­ët. “Eliminon korrupsion­in e komisioner­ëve të qendrave të votimit apo presionin mbi to për të mbushur kutitë, lejuar votimin e shumëfisht­ë, atë familjar apo me karta false. Eliminon korrupsion­in e numëruesve militantë partiakë, që bëjnë pazar me votat e partive. Rezultati i votimit del automatiki­sht dhe brenda pak orësh në të gjithë Shqipërinë. Këto skema i prishen Ramës nga votimi elektronik, ndaj ai spërdridhe­t e kacavirret mbi xham për ta refuzuar atë. Nëse këto fenomene nuk zhduken, zgjedhjet nuk janë të lira e të ndershme”, deklaron deputeti i PD-së.

 ??  ?? Komisioni i Reformës Zgjedhore
Komisioni i Reformës Zgjedhore
 ??  ?? Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania