Panorama (Albania)

MILIARDË LEKË

- ARMAND BAJRAMI

Prokuroria e Përgjithsh­me nisi dje hetimet në lidhje me pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza, dhe bashkëshor­tes së tij.

Hetimet ndaj deputetit nisën pas publikimit në media të faktit që bashkëshor­tja e tij ka blerë aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë në një bankë në nivelit të dytë në Tiranë, në mars të vitit të kaluar. Burime zyrtare pranë organit qendror të hetimit bënë të ditur se deputeti dyshohet të ketë konsumuar elemente të tri veprave penale. Sipas burimeve këto vepra janë “fshehja e pasurisë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “falsifikim­i i dokumentev­e”. Dyshimet për fshehje të pasurisë kanë lindur dhe për shkak se në një proces gjyqësor të vitit 2010, ku ka qënë në rolin e palës së paditur, deputeti ka deklaruar një pagë mujore prej 80 mijë lekësh të rinj. Para se të zgjidhej si deputet në vitin 2013, për gati 20 vjet Peza ka ushtruar profesioni­n e gazetarit, ku për disa vite me radhë ka qenë në pozicione drejtuese në disa media të rëndë- sishme në vend. Në qëndrime publike të tij gjatë ditëve të fundit, deputeti Peza ka deklaruar se aksionet janë blerë me kursime të tij dhe bashkëshor­tes, dhe se pasuria e tij është e ligjshme dhe e deklaruar çdo vit në organet për- katëse.

HETIMI Oficerët e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me nuk kanë humbur kohë për kryerjen e veprimeve të para hetimore. Sipas burimeve, rreth orës 15: 30- 16: 00 dy prej tyre kanë zbarkuar tek Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ku kanë sekuestrua­r dosjen personale të deklarimit të pasurisë ndër vite të deputetit Alfred Peza dhe të bashkëshor­tes së tij. Në të vjetër ishte vlera e përqindjes së aksioneve të blera nga ana e bashkëshor­tes së deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, në një bankë të nivelit të dytë në vend ditën në vijim pritet që në lidhje me këtë çështje të thirret për të dhënë deklarime dhe shpjegime mbi pasurinë e zotëruar prej tij vetë deputeti Peza. Për llogari të këtij hetimi, paraditen e djeshme në ambientet e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me ka qenë edhe ish- bashkëshor­tja e deputetit socialist. Ajo ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës dhe ka qëndruar gati 40 minuta në godinë. Sipas burimeve pranë institucio­nit, ish- bashkëshor­tes e deputetit Peza nuk i janë marrë deklarime dhe ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me çështjen. Nga ana tjetër, ajo është shprehur e gatshme për të qenë në dispozicio­n të organit të hetimit, nëse pyetja e saj është e nevojshme.

GANAJ E LESKAJ Para urdhrit për regjistrim­in e procedimit penal në ngarkim të deputetit Alfred Peza, Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, zhvilloi një takim me kreun i ILDKPIsë, Shkëlqim Ganaj. Takimi zgjati më shumë se një orë dhe u zhvillua në ambientet e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Në takim ka qenë i pranishëm edhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Zyrtarisht, nuk u dha asnjë detaj në lidhje me përmbajtje­n e diskutimit mes tyre. Katër ditë më parë ILDKPKIja nisi një hetim administra­tiv në lidhje me deklaratat e pasurisë të dhëna ndër vite nga deputeti dhe bashkëshor­tja e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania