Panorama (Albania)

Moisiu: Vetingu, të zbatohet pa ndikime politike

Xhafaj: Javën e ardhshme mbërrin në Tiranë misioni ndërkombët­ar

-

Ish- presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, kërkoi dje një proces vetingu të ndershëm dhe larg ndikimeve politike. Në “Forumin civil 2010”, ku merrnin pjesë politikanë, gjyqtarë dhe juristë të njohur, Moisiu tha se procesi i vetingut duhet të krijojë besim te qytetarët. “Ne kemi arritur në fazën e jetësimit të vetingut dhe më shumë se ana procedural­e e kandidatur­ave, procesi kërkon besim dhe integritet nga personat dhe institucio­net e përfshira. Ne kërkojmë një proces rivlerësim­i ( veting) pa paragjykim për të gjithë dhe pavarësish­t nga posti, apo raporti personal që ka pasur me procesin e Reformës në Drejtësi; një veting pa ndërhyrje politike, transparen­t dhe me standarde të njëjta për të gjithë, në secilin nivel të drejtësisë, pavarësish­t lidhjeve familjare, politike, krahinore, mediatike apo lobeve që sponsorizo­jnë kandidatë të veçantë; veting që krijon besim dhe hap dritën jeshile për aplikim edhe në politikë, edhe në strukturat e tjera vendimmarr­ëse të shtetit, në mënyrë që Reforma në Drejtësi të mos mbetet një lulishte e bukur në një lagje të shëmtuar, por i gjithë sistemi të kryejë një katarsis moral, profesiona­l dhe ndershmëri­e”, tha Moisiu. Vetingu tashmë është në fuqi dhe Fatmir Xhafaj bëri me dije se javën tjetër fillon puna për ngritjen e institucio­neve të vetingut, ku do të vijnë përfaqësue­sit e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, si dhe do të bëhet ngritja e Këshillit të Emërimeve në drejtësi. Xhafaj tha se ka presion në lidhje me ngritjen e institucio­neve të vetingut. “Javën tjetër në Tiranë do të jenë trupa ndërkombët­are që do të merret me vetingun, gjithashtu javën tjetër fillon dhe procesi i përzgjedhj­es së institucio­neve të vetingut dhe ekipeve të tyre. Shohim me shqetësim disa përpjekje në sistemin e drejtësisë, në prokurori dhe gjykata për të deformuar frymën”, tha Xhafaj i pranishëm në këtë forum.

 ??  ?? Dje gjatë tryezës “Forumi civil 2010”
Dje gjatë tryezës “Forumi civil 2010”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania