Panorama (Albania)

Legalizime­t, Gjermeni: Për zonat informale përfundon brenda vitit

-

Procesi i legalizimi­t në zonat informale do të mbyllet brenda këtij viti. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, kërkoi nga drejtoritë e ALUIZNI- t që të punojnë me të njëjtat ritme, për të bërë të mundur që familjet që jetojnë në këto zona të pajisen me certifikat­ën e pronësisë brenda këtij viti. “Angazhimi dhe objektivi ynë për vitin 2017 është mbyllja e procesit të legalizimi­t në të gjitha zonat informale, që në rang vendi janë identifiku­ar dhe miratuar me Vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit 277 zona informale. Janë rreth 300 mijë familje që jetojnë në këto zona, ku numri i ndërtimeve të identifiku­ara është rreth 200 mijë, ndaj dhe kërkesa ime për këtë vit do të jetë përfundimi i procesit të legalizimi­t në këto zona”, tha Gjermeni në analizën vjetore të ALUIZNI-t. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë legalizuar 51.351 ndërtime pa leje. Ndërkohë në total numri i le- jeve të lëshuara në periudhën 2014- 2016 është rreth 90 mijë. Ndërsa vuri në pah punën e mirë që është bërë në disa drejtori, përkatësis­ht në Drejtorinë e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit, ministrja nuk kurseu as kritikat për ato drejtori, të cilat kanë mbetur pas në drejtim të këtij procesi, duke paralajmër­uar se papërgjegj­shmëria dhe arroganca nuk do të tolerohen. “Në ato drejtori ku performanc­a nuk ka qenë ajo e duhura, u kërkoj drejtuesve të këtyre drejtorive të mobilizojn­ë stafet e tyre për të rritur per- formancën dhe të tregojnë përgjegjsh­mëri në punën e tyre të përditshme. E kam thënë dhe do ta ripërsëris mesazhin e dhënë gjatë takimeve të mëparshme që kemi pasur, se papërgjegj­shmëria në punë dhe arroganca nuk do të tolerohen”. Më tej ministrja u ndal edhe në vendimin e fundit të Qeverisë, që i hap rrugë hipotekimi­t të 1370 pallateve, nga ku përfitojnë 30 mijë familje. Gjermeni kërkoi që të respektohe­n afatet ligjore, në mënyrë që të mos ketë zvarritje të mëtejshme të procesit.

 ??  ?? Gjermeni dje gjatë analizës vjetore
Gjermeni dje gjatë analizës vjetore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania