Panorama (Albania)

Motra e Ziver Veizit: Me vetingun na premtuan rihapjen e çështjes

-

Të afërmit e Ziver Veizit, njërit prej katër viktimave të 21 janarit në 2011- n, shpresojnë në rihapjen e çështjes në themel. Motra e Ziverit, Trëndafile Muhametaj, shprehet se kanë marrë premtimin me kohë se pas miratimit të vetingut mund të kenë shanse për rihapjen në themel të procesit gjyqësor për të dënuar, siç thotë ajo, autorët e masakrës së 6 viteve të shkuara. Familja Veizi pret përfundimi­n e procesit tjetër gjyqësor, për dëmshpërbl­imin financiar të dy motrave dhe dy vëllezërve të Ziverit. Trëndafile Muhametaj shprehet se ka besim se drejtësia do të vendoset më në fund, referuar zhvillimev­e në sistemin gjyqësor.

Znj. Muhametaj, a mendoni se drejtësia e ka thënë fjalën e saj për Ziverin?

Jo, nuk mendoj se është zhvilluar një proces i pastër gjyqësor që të dënojë vrasësit e vërtetë të vëllait tim, apo dhe të të tjerëve që kishin fatin të qëlloheshi­n për vdekje atë ditë. Kemi pritur 6 vjet plot për të parë një proces të pastër të painstrume­ntalizuar politikish­t dhe jo nën presionin e politikës, por shpresojmë se një ditë drejtësia do të vihet në vend.

Pra, mendoni se ende nuk e ka thënë fjalën e vet drejtësia?

Jo, nuk e ka thënë fjalën e vet, por e vërteta gjithmonë del dhe vjen një ditë që do të dalin autorët e vërtetë të masakrës dhe të dënohen për atë që na shkaktuan ne si familje. Vranë babain e mbesës dhe të nipit tim, duke i lënë jetimë. Ne gjykojmë se procesi do të rihapet në themel dhe kjo pas zhvillimev­e të fundit në drejtësinë shqiptare me Reformën në Drejtësi dhe procesin e vetingut, ku gjyqtarë të korruptuar do të dëbohen njëherë e mirë nga gjyqësori, dhe kjo do të sjellë një proces të drejtë gjyqësor. Kështu na kanë premtuar... Kemi besim se ditë më të mira do të vijnë dhe drejtësia do të rivendoset, ashtu siç duhet dhe vrasësit e vërtetë do të gjykohen dhe dënohen.

Familjet e tjera kanë përfituar, apo do të përfitojnë dëmshpërbl­im për të afërmit e tyre që humbën jetën. Po ju?

Edhe ne jemi në fazën e procesit gjyqësor. Ende nuk ka përfunduar, por kjo është një pjesë që pak ka rëndësi për ne krahasuar me atë që kërkojmë për ndëshkimin e autorëve të vërtetë të vrasjes së vëllait tonë. Ekspertët kanë vendosur një masë dëmshpërbl­imi që do të vlerësohet nga gjykata. Kjo shumë është minimale 13 milionë lekë, ndërsa maksimale rreth 30 milionë lekë. Kjo masë dëmshpërbl­imi përpjesëto­het për ne, vëllezërit dhe motrat e Ziverit, pra 2 motra që jemi ne dhe dy vëllezër. Procesi për dëmshpërbl­im financiar përfundon pas disa seancave dhe pas kësaj gjithçka fillon nga pika zero, pasi do të rikërkojmë rihapjen e çështjes në themel në gjyqësor.

 ??  ?? NGA HOMAZHET PER VIKTIMAT E 21
NGA HOMAZHET PER VIKTIMAT E 21
 ??  ?? Trëndafile Muhametaj
Trëndafile Muhametaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania