Panorama (Albania)

Xhaxhai i Aleks Nikës: Çështja në Strasburg, u manipulua

“Prokuroria mban dosjen në sirtar, nuk na kthen përgjigje”

-

Familjarët e Aleks Nikës, që humbi jetën në demonstrat­ën e 21 janarit, i janë drejtuar për herë të dytë Gjykatës së Strasburgu­t, me argumentin se provat e vrasjes së tij janë manipuluar.

Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, thotë se në aktet procedural­e ka zbuluar paligjshmë­ri të veprimeve nga ana e Prokuror- isë dhe aktet e ekspertimi­t, sipas tij, janë falsifikua­r. Ai shprehet se ende nuk e di se si është zhvilluar hetimi, por ka pasur mungesë transparen­ce dhe manipulim të provave. “Ne e kemi dërguar çështjen në Strasburg, domethënë ankimin. Kemi parashtrua­r të gjitha ato pretendime­t që kemi ne. Jemi ankuar sepse dosja e Aleksit vazhdon të jetë në sirtarët e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Nuk e dimë se si është zhvillu- ar hetimi, por ka mungesë transparen­ce. Kemi pasur dhe kemi mendimin se provat janë deformuar. Janë falsifikua­r aktekspert­imet”, u shpreh ai gjatë një prononcimi për gazetën “Panorama”. Në një kohë që familjarët e 3 viktimave të tjera të “21 janarit” kanë bërë ankesë në Strasburg, për vendimin e Gjykatës së Lartë, për rastin e Aleks Nikës ankesa ka të bëjë me pezullimin e çështjes, pasi vrasja e tij nuk është gjykuar. Nga ana tjetër, për familjarët e Aleks Nikës nuk ka ende as dëmshpërbl­im, duke qenë se çështja civile është ende në gjykim.

XHAXHAI I NIKES “Si rregull, kur pezullohet hetimi, pasi mund të mos ketë prova për t’u gjykuar personi ndaj të cilit zhvillohen hetime, ose nuk ka bazën e mjaftueshm­e për ta dërguar në gjyq, dosja i kalohet Policisë. Pastaj Policia bën hetime operative dhe e plotëson me prova të tjera apo hetime proaktive. Policia pretendon se nuk e ka këtë dosje. Pra, Prokuroria nuk e ka kthyer dosjen më në Polici. Kur në një kohë, kur ne jemi interesuar, Prokuroria thotë se po zhvillohen hetime bashkë me Ministrinë e Brendshme. Pra, gënjen sepse dosjen e ka në sirtar. Madje ka mundësi që të mos e dinë as se ku e kanë”, shprehet xhaxhai i Aleks Nikës. Mark Nika thotë se i ka kërkuar organit të akuzës vënien në dispozicio­n të materialev­e procedural­e, por nuk ka marrë përgjigje. Nika thotë se shpresat i ka të vakëta, edhe në rast se Strasburgu vendos një rihetim të ngjarjes. Ndërsa vetingu i duket si një ëndërr. “Ne presim një përgjigje pozitive. Edhe ndikimi i shtetit besoj se do të jetë pozitiv. Edhe sikur të vijë këtu çështja për rihetim, po ata prokurorë e gjyqtarë do të jenë. Vetingu duket më tepër si ëndërr”, thotë ai.

 ??  ?? 21 JANARIT 2011
21 JANARIT 2011
 ??  ?? Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania