Panorama (Albania)

( Çështja në gjykim)

-

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha dje se drejtësia për “21 janarin” nuk është vendosur. Ndërsa ka theksuar se ka pasur një angazhim maksimal për t’i dhënë zgjidhje definitive asaj që ndodhi më 21 janar, asaj që ndodhi në Gërdec, por edhe çdo problemi të rëndë madhor me korrupsion­in e zyrtarëve në detyrë apo me krimet e kryera nga qeveritë e kaluara. “Është një nga çështjet themelore ku dallohen shumë qartë të paktën dy gjëra. E para, krimi shtetëror që ka mbetur i pandëshkua­r. E dyta, nevoja për të reformuar sistemin e drejtësisë, duke filluar më së pari me ata gjyqtarë që kanë sanksionua­r një krim të dytë lidhur me ata që u vranë më 21 janar”, u shpreh Tahiri. Ai përmendi vendimin e Qeverisë, që para pak ditësh, në mbledhjen e fundit, miratoi dëmshpërbl­imin e të gjitha vendimeve gjyqësore. “Dua t’ju bëj me dije këtu që ka qenë një vendim në pritje deri kur të mbaronin të gjitha proce- durat gjyqësore për secilën prej familjeve. Procesi gjyqësor i fundit mbaroi më 12 janar. Dhe është kjo arsyeja pse në mbledhjen më të parë pas datës 12 janar ne morëm vendim për dëmshpërbl­imin e plotë të të gjitha vendimeve gjyqësore. Kjo nuk bën drejtësi. Kjo lehtëson dhimbjen e familjeve që kanë humbur familjarin e tyre të vrarë nga shteti më 21 janar”, tha ministri i Brendshëm. Nga ana tjetër, ai u shpreh se janë marrë të gjitha masat që një ngjarje e tillë, si ajo që ndodhi më 21 janar, të mos përsëritet më. “Kemi miratuar një kuadër ligjor të plotë lidhur me sjelljen e institucio­neve, kryesisht Policia, Garda e Republikës, në raport me qytetarin. Ka qenë angazhimi ynë i hershëm, shkrirja e Gardës së Republikës dhe është një ligj që miratohet shumë shpejt në Parlament lidhur me transformi­min e Gardës, nga një trupë ushtarake në një trup policore, që do t’u përgjigjet rregullave dhe normave standarde të sjelljes së punonjësve me qytetarin”, tha Tahiri gjatë një ceremonie në Repartin e FNSH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania