Panorama (Albania)

Merr flakë ashensori, vdes tragjikish­t nëna e re

Dëshmitarë­t: Kërkoi ndihmë, por s’arritëm të hapim derën

-

Një nënë e re, vetëm 30 vjeçe, humbi jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e djeshëm në Tiranë.

Ajo po zbriste nga kati i katërt i një pallati në rrugën pranë Thesarit, te zona e “Freskut”, kur zjarri përfshiu ashensorin. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe, pavarësish­t thirrjeve të saj për ndihmë nga brenda ashensorit ku ndodhej, asnjë nga banorët nuk mundi ta shpëtonte, pasi nuk arritën të hapnin dot derën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10: 00, në një pallat tetë katesh që ndodhet pranë një shkolle 9vjeçare. Tri makina zjarrfikës­e shkuan në vendngjarj­e, por shumë vonë për të shpëtuar nënën e një djali 5vjeçar. Viktima është Drilona Duriçi ( Tifekçiu), 30 vjeçe, e cila jetonte aty vetëm me të birin e mitur, pasi i shoqi ndodhet në Gjermani. Burime nga Policia thanë se ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë dhe në momentin që është arritur të hapet dera e ashensorit është gjetur kufoma e kar- bonizuar e nënës së re. Për disa orë zjarrfikës­it kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të evakuuar banorët që ndodheshin të bllokuar brenda apartament­eve të tyre. Një person i asfiksuar nga tymi rrezikoi të binte nga tarraca e pallatit, ku kishte dalë për të marrë ajër, por u arrit të shpëtohej. Për disa minuta në zonë u krijua një situatë pani- ku, pasi disa prindër kërkonin me ngulm që të futeshin brenda, duke qenë se kishin fëmijët në shtëpi. Ndërsa mësuesit e shkollës pranë pallatit ku ndodhi ngjarja, nuk i lejuar nxënësit që të dilnin në pushimin e gjatë, për të shmangur çdo incident. Dëshmitarë­t thanë se kishin dëgjuar thirrjet për ndihmë të 30- vjeçares dhe kanë nxituar ta ndihmojnë, para dhe pasi kanë shkuar zjarrfikës­it në vendngjarj­e, por hapja e derës së ashensorit ka qenë e pamundur. Mësohet se viktima, Drilona Duriçi, kishte dalë në mëngjes për të çuar djalin në shkollë dhe ishte kthyer më pas në sh- tëpi, bashkë me ushqimet që kishte blerë. Ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, ajo po zbriste që t’i dërgonte djalit diçka për të ngrënë, pasi do të dilte në pushimin e gjatë. Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi ajo është bllokuar në ashensorin që ka marrë flakë. Banorët flasin për luhatje tensioni mëngjesin e djeshëm në pallat. Ndërsa burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike në paketën që furnizon me energji ashensorin. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar nga vajrat lubrifikan­të të depozitës së ashensorit.

 ??  ?? Pallati ku ndodhi ngjarja
Pallati ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Ashensori që mori flakë
Ashensori që mori flakë
 ??  ?? Viktima Drilona Duriçi
Viktima Drilona Duriçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania