Panorama (Albania)

Deputetëve ua mbledh i ftohti, ja si kujdesen për njëri- tjetrin

-

Mesa duket, nga i ftohti nuk kanë vuajtur vetëm ata që kanë probleme ekonomike, por edhe njerëz me mundësira për të jetuar më mirë se pjesa më e madhe popullsisë. E kemi fjalën për politikanë­t tanë, të cilët janë ndjekur nga paparaci ynë edhe këto ditë të para të vitit 2017. Ka disa gjëra që bëjnë përshtypje teksa i sheh në foto. Si fillim kupton se cilët kolegë shkojnë mirë me njëri- tjetrin, pastaj kupton se cilët kanë marrëdhëni­e më të afërta, pavarësish­t origjinës apo moshës. P. sh., Musa Ulqini, një politikan karriere në Partinë Socialiste, nuk shquhet shumë për protagoniz­ëm në Parlament, edhe pse ka karrierë të gjatë, por jashtë sallës shihet që bisedon gjatë me kolegët e tij. Madje, me njërin prejt tyre, Erion Braçen, nuk mjaftohet vetëm me biseda, por i rregullon edhe shallin, që të mos ftohet.

Nga ana tjetër, deputeti Tom Doshi, i cili mbyll një mandat problemati­k për shkak të fërkimeve me Ilir Metën, të cilin e akuzoi disa vite më parë se kishte paguar njerëz për ta vrarë, tani duket më i qetë, madje ka rregulluar marrëdhëni­et edhe me disa kolegë, si p. sh., ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ndërsa është parë pak ditë më parë që ka marrë në makinën e tij luksoze deputetin kaubojs, Eduard Ndocaj, dhe deputeten që zëvendësoi Mark Frrokun, zonjën Ferracaku. Nuk e dimë nëse i mblodhi në një makinë i ftohti, apo janë miq të ngushtë.

Shoferi i ministres së Inovacioni­t, Milena Harito, do të donte që institucio­ni ku ai është i punësuar të bënte ndonjë shpikje të tillë që makinat të lahen vetë. Por deri tani asgjë e tillë nuk ka ndodhur, kështu që ai është i detyruar ta çojë në lavazh makinën e shefes, kur bëhet pa larë. Mirëpo kjo duket që ka kohë që nuk ka ndodhur, përderisa është kaq pis dhe si e tillë, kur ndalon në institucio­ne, duket shumë keq.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania