Panorama (Albania)

Anaid: Çfarë mendoj për Ramën në krye të qeverisë dhe Veliajn si kryebashki­ak

-

Si ndihesh ti në Tiranën që drejtohet nga Erion Veliaj, po në Shqipërinë që udhëhiqet nga Edi Rama. Si do t’i komentoje secilin në punën e tyre dhe perfomancë­n në publik?

Tirana që drejtohet nga Veliaj, po Veliaj vallë thua të jetë i lirë nga kush drejtohet? Në Tiranën që unë jetoj, thith minimalish­t 50 kg pluhur në vit dhe numërimi se prapthi në jetën time më ka filluar, pasi këta zotërinjtë nuk e kishin problem të bënin pazare tenderash pa përfillur dëmet në jetë njerëzish. Unë kam votuar gjithë jetën djathtas. Herën e fundit, nëse keni parë me vëmendje, brenda shtëpisë së “Big Brother” bëra një bilanc jete, të rrogave dhe çmimeve. U drejtova një pyetje banorëve të “BB”, të cilët nuk jetonin në Shqipëri. Pyetja ishte shumë e thjeshtë: “A do të ktheheshit në vendin tuaj sërish në këto kushte?”, dhe shumica u përgjigjën: “Tani që po kuptojmë pak më shumë , do të mendojmë kë të marrim me vete. Kjo pyetje i duhet bërë Edi Ramës: “Pse po ikin shqiptarët?” Dhe kur të dëgjoni një përgjigje të sinqertë nga ai, unë do të kem vdekur.

Nga takimet me popullin, cilat janë zhgënjimet nga qeveria dhe shqetësime­t më të mëdha që ngrejnë?

Mbaj mend një djalë, kur kishim një mbledhje me njësinë nr. 5. Ai tha: “Të njëjtat premtime që na bëri deputeti i zonës në vitin ’ 98, të njëjtat m’i premton edhe sot. A s’është një politikë e premtimeve të turpit kjo? Për sa kohë që ti flet, premton, vetëm flet dhe vetëm premton, dhe njëri i thotë tjetrit: “Ti s’e bëre dje, unë po e bëj sot, një teori absurde që të shfajësosh veten ose të mbrosh gënjeshtrë­n tënde me idenë se po i drejtoj gishtin tjetrit, ti dje ishte më keq se unë...” Këta po na hedhin poshtë mijëra vite evolucion dhe kanë zgjedhur këtë si formë, që po ndryshojmë, dje ishim më keq, sot jemi më mirë. Por kur vdes dikush në urgjencë, në Sharrë, në një shëtitje në pyll, në autostradë apo kudo tjetër, kush e ka fajin? Populli apo politika, që nuk ka harruar aspak atë që Enver Hoxha dinte ta bënte aq mirë, dhe këta po e bëjnë me një tjetër stil më mafioz. Do t’ju them diçka që është mëse e saktë, dhe kushdo që e lexon e di po aq mirë sa dhe unë. Dje të mbaronte punë miku, dhe lekun e kishin frikë zyrtarët, sot nuk po pyet më njeri për mikun se frikën më të madhe ia kanë mikut, dhe po mbaron punë vetëm leku.

Thuhet se për të bërë fushatë të mirë politike duhet shumë buxhet, ju i keni paratë?

Për ta sqaruar një herë e mirë këtë pjesë, meqë edhe vetë kam qenë pjesë e hartimit të buxhetit të LIBRA- s, po ju them: Ne jemi një parti, që funksionoj­më me vetëfinanc­im. Çdo anëtar kontribuon me një shumë sinjifikan­te të hollash. Këto para nuk dalin nga financa pa procedurë vote, bëhet një pasqyrë shpenzimes­h për projektet dhe për momentin financieri i Tiranës ju garantoj që është njeriu më i atakuar në zyrë, se ne nuk jemi parti që aderojmë milionerë për t’i bërë deputetë. Nuk e kemi zgjidhur kështu, do të vuajmë pak në fillim, por me aq shumë njerëz sa na shtohen dita- ditës, do t’ia dalim! Jam i sigurt për këtë... Normalisht nuk mund të krahasohem­i me dinozaurët e pushtetit të lekut po do të gjejmë zgjidhje deri në zgjedhje.

A mund të përmendësh disa emra “VIP” që i janë bashkuar LIBRA- s?

Janë aq shumë, sa do t’ju duhet t’u hyni në pjesë faqeve të gazetës, që flasin për arritjet e qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania