Panorama (Albania)

Ligji i ri, 140 mijë makina do dalin nga qarkullimi

Zbardhet ligji i ri për amnistinë, çregjistro­hen makinat që nuk kanë shlyer taksat para dhjetorit 2011. Përfitojnë ata që paguajnë nga 2011- 2014

- DORINA AZO

Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor llogarit rreth 140.644 mjete që nuk kanë paguar taksa ose që kanë paguar si taksë të fundit para ose deri në dhjetor të 2011s, që do të nxirren nga qarkullimi.

Me draftin e faljes së detyrimeve, që pritet të kalojë së shpejti në qeveri, këtyre mjeteve do t’u fshihen taksat e papaguara, ndërsa mjeti do të çregjistro­het, pra do t’i ndalohet qarkullimi. Nëse pronari i makinës kërkon të mbajë mjetin në qarkullim, është i detyruar të paguajë taksat për periudhën janar 2011 deri në dhjetor 2014, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvone­save. Efekti financiar në total nga falja për këto mjete e llogaritur nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t rrugor është 11.3 miliardë lekë. Gazeta boton sërish draftin e fshirjes së detyrimeve për makinat, procedurat si do të bëhet falja e detyrimeve dhe shmangia për çregjistri­min e mjetit. FSHIRJA E TAKSAVE E

ÇREGJISTRI­MI Sipas draftit të qeverisë, fshirja e detyrimeve do të bëhet për ato makina që nuk kanë paguar asnjë taksë deri në 31 dhjetor të 2011- s. Për këto makina do të fshihen detyrimet, ndërsa mjeti do të ndalohet të qarkullojë. Drafti parashikon që pronari i makinës të paraqitet pranë Drejtorisë së Transporti­t Rrugor brenda 6 muajsh, pas hyrjes në fuqi të ligjit, për të kryer pa pagesë veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerje­n e heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen e tij aktiv. Në rast se pronari i makinës nuk paraqitet brenda 6 muajve, mjeti do të çregjistro­het nga Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor dhe targa e makinës së çregjistru­ar i dërgohet Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrim­in e tyre. Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Transporti­t, shumica e këtyre mjeteve nuk janë aktive, pra nuk kanë bërë asnjë shër- bim pranë Drejtorisë së Transporti­t, por janë të trashëguar­a nga regjistrat e Policisë. Këto mjete pritet të çregjistro­hen, pra të hiqen nga regjistrim­i, pasi nga këto nuk pritet asnjë e ardhur dhe shumica e tyre janë shitur për skrap. MBAJTJA E MAKINËS NË

QARKULLIM Amnistia parashikon 6 muaj afat që debitorët të shlyejnë taksat e makinave, me qëllim që mjeti të mos çregjistro­het. Sipas draftit të qeverisë, qytetarët që paraqiten në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor dhe kërkojnë moskryerje­n e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit, pra kërkohet që ai të mbahet ak- tiv, u fshihen të gjitha detyrimet tatimore, para dhjetorit të 2010- s, me kushtin që pronari i makinës të paguajë detyrimet e papaguara për periudhën janar 2011 deri në dhjetor 2014. Nëse ai paguan 100 për qind detyrimet pas dhjetorit të 2010- s deri në 2014- n, atij jo vetëm që i fshihen detyrimet e mëparshme, i falen edhe gjobat e kamatëvone­sat e krijuara si rezultat i mospagimit të taksave, por edhe makina nuk i del nga qarkullimi. Bëhet fjalë për pagimin e taksës vjetore të regjistrim­it të makinës, taksën vjetore të qarkullimi­t rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe taksat e mjeteve luksoze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania