Panorama (Albania)

RAPORTI I KLSH Makinat, si i shmangin gjobat e Policisë debitorët

Zbulohet raporti i KLSH për Drejtorinë e Transporte­ve: Drejtuesit e automjetev­e ndryshojnë targat për të mos paguar gjobat e Policisë

-

Pronarët e makinave që nuk kanë paguar gjobat e Policisë Rrugore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga drejtoritë e Transporti­t Rrugor.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditit të kryer në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor rekomandon se për të gjithë shoferët e makinave që nuk kanë paguar gjobat është e domosdoshm­e që t’u kërkohet nxjerrja e vërtetimit, e cila dëshmon shlyerjen e tyre. Ky vërtetim duhet të paraqitet në çdo sportel të Drejtorisë së Shërbimit Rrugor nga ana e qytetarit, në rast se ai do të ndryshojë targën, rinovojë patentën, apo do të ndryshojë pronësinë e mjetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se në shumë raste, pronarët debitorë të makinave ndryshojnë targën vetëm për të mos paguar gjobat. Zëvendësdr­ejtori i Përgjithsh­ëm i Shërbimit të Transporti­t Rrugor, Gani Çupi, tha për gazetën se marrja e këtyre masave është diskutuar me Policinë e Shtetit, por deri tani nuk është arritur në një marrëveshj­e. Çupi shpjegoi se për zbatimin e masave të rekomandua­ra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është e domosdoshm­e që të specifikoh­en me ligj, si dhe Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor duhet të pajiset me një databazë të dhënash nga ana e Policisë Rrugore, ku të verifikohe­n qytetarët që nuk kanë paguar gjobat për kundërvajt­je.

RAPORTI Kontrolli i Lartë i Shtetit shpjegon se vërtetimi do të shmangte abuzimet e ndryshimit të targës, për shkak se pronari i mjetit shmanget nga detyrimi për të paguar gjobat e Policisë Rrugore. Në këto situata, KLSH- ja rekomandon që kjo procedurë të koordinohe­t mes Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Shërbimit të Transporti­t, nëpërmjet një marrëveshj­eje që do të mundësonte verifikimi­n. “Gjatë shërbimeve të radhës që kryejnë pronarët apo drejtuesit e mjeteve në sportelet e Drejtorisë së Shërbimit të Transporti­t Rrugor, nuk u kërkohet dokument që vërteton se nuk kanë detyrime ndaj organeve të Policisë Rrugore për gjoba nga kundërvajt­jet administra­tive. Mungesa e këtij rakordomi sjell shmangien e këtyre gjobave, pasi mjeti humbet gjurmët le- htësisht, duke ndërruar targën pikërisht vetëm për shkak të gjobave të papaguara. Për këtë rekomandoj­më që Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor të marrë masa që të bashkëpuno­het me organet e Policisë së Shtetit, me qëllim paraqitjen reciproke të dokumentev­e që të vërtetojnë shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella të të dy institucio­neve ( të lidhin marrëveshj­e)”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Edhe për drejtuesit e makinave që nuk paguajnë taksat, KLSH- ja rekomandon koor- dinim mes Tatimeve dhe Policisë së Shtetit për pagimin e tyre. “Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor të bashkëpuno­jë me organet e Policisë së Shtetit dhe organet tatimore, me qëllim paraqitjen reciproke të dokumentev­e, që të vërtetojnë shlyerjen të detyrimeve të ndërsjella të të dy institucio­neve, gjë që do të ndikojë edhe në pagesat e taksave vjetore të makinave dhe do të rrisë të ardhurat e buxhetit të institucio­nit”, rekomandon Kontrolli i Lartë i Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania