Panorama (Albania)

Prova e protestës

- EDMOND TUPJA

Dje,në shëtitoren “Dësh morët e Kombit”, opozita kishte ftuar jo thjesht për një shëtitje të tipit show, por për një protestë masive gjithëpërf­shirëse të pakënaquri­t e “rilindjes” tragjikomi­ke të Shqipërisë sonë tmerrësish­t demokratik­e, e cila, pas tre vjetësh të zymtë, sidomos në rrafshin socialekon­omik, po përjeton njëkohësis­ht një krizë të thellë morale, që po shfaqet...

si një ajsberg i dalë i tëri në sipërfaqe, si një ajsberg i cili jo vetëm nuk po shkrin, por po ia ngrin shpirtin dhe të ardhmen popullit të mardhur shqiptar.

Dje, në masën kompakte të protestues­ve, pashë fytyra qytetarësh të papunë apo të keqpaguar, me sy të venitur e shpresëvra­rë, me halle e brenga të përbashkët­a, por që ecnin me hap të vendosur, midis tyre me siguri që kishte edhe socialistë të ndershëm, por thellësish­t të zhgënjyer nga realiteti i vrazhdë që po përjetojnë çdo ditë. Rreth e rrotull, pra, kisha njerëz të të gjitha moshave, formimeve, bindjeve e shijeve, gra e burra, të reja e të rinj, të cilët m’u duk sikur i njihja prej kohësh, sikur i kisha të afërm, shumë të afërm, ndonëse të panjohur.

Dje, në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, ndjeva të rrihte një zemër e madhe, gjigante, zemrën e popullit tim i cili, që prej shembjes së diktaturës hoxhiste, nuk po arrin të mbushet me frymë ashtu siç e pati ëndërruar atë ditë kur rrëzoi shtatoren e urryer të diktatorit gjakatar. Dhe, për një çast m’u krijua përshtypja se tërë ajo masë protestues­ish po shkonte të varroste kufomën e “rilindjes” së premtuar nga e majta e mahisur në pushtet. Dhe për një çast, më shkoi mendja te populli rumun që e detyroi Kryeminist­rin e vendit të tij ta tërhiqte vendimin për zbutjen e ligjit antikorrup­sion. Dhe ëndërrova sikur masa e protestues­ve ku isha përfshirë të dilte vazhdimish­t për t’i treguar paqësisht, por vendosmëri­sht qeverisë se kupa e korrupsion­it, e keqqeveris­jes dhe e shkeljeve të të drejtave të më të pambrojtur­ve po mbushet, siç u mbush e u derdh furishëm në Rumani, me siguri që ata qindra apo mijëra shqiptarë të diasporës të cilët, me gjithë shpirt, u thanë rumunëve “Ju lumtë!”, do t’u thoshin atyre pa më të voglin ngurrim: “Ju lumtë, o bashkatdhe­tarë!”

Dje, në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, me siguri do të ketë pasur edhe provokator­ë, por masa e protestues­ve tregoi edukatën e saj dhe vullnetin e organizato­rëve për t’i ridhënë kuptim demokracis­ë së dhunuar shqiptare dhe për t’i çliruar shqiptarët nga frika apo tulatja kur bëhet fjalë për të mbrojtur të drejtën e tyre për punë e siguri në jetë, për një të tashme ndryshe e për një të ardhme shpresëdhë­nëse për fëmijët e tyre larg korrupsion­it, papunësisë, drogës e kriminalit­etit.

Dje, në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, pashë të regëtinte një shkëndijë shprese. Shpresoj, uroj dhe përpiqem të besoj se opozita, pasi të ketë pastruar rrënjësish­t vetveten nga gabimet e bëra kur ishte në pushtet, do të dijë t’i fryjë në mënyrë konstrukti­ve kësaj shkëndije jo për ta shuar, as për ta instrument­alizuar, por për të ndezur me atë zjarrin e dobishëm të ndërgjegjë­simit të nevojshëm kombëtar në mënyrë që beteja e nisur me mjete demokratik­e të vazhdojë në të mirë të të gjithë shqiptarëv­e pa dallim idesh apo përkatësie partiake, pa kompromise të nëndheshme e të paparimta, pa lëshime koniunktur­ore. Në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, edhe nesër e pasnesër, do të bënim shumë mirë sikur të dilnim të gjithë si dje, edhe më të shumtë, edhe më të vendosur se dje, që pranvera të vijë me diell...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania