Panorama (Albania)

“Në shtëpinë e Dritëroit hyja edhe unë, Lume Blloshmi e Justina Aliaj, që ishim me cen në biografi”

-

MMbrëmjet e vallëzimit të studentëve të Fakultetit Filologjik bëheshin më të gëzuara nëse në to vinin poetët më të mirë të kohës. Të sapokthyer nga Rusia, pasi kishin shijuar një jetë tjetër, Dritëro Agollli, Ismail Kadareja dhe Dhimitër Shuteriqi bëheshin shpesh pjesë e festave të të rinjve. Vajzat bëheshin ca më të ndrojtura se shihnin sytë e të lakuarve të të gjithave mbi veten. Aty e ka njohur përkthyesj­a e shkrimtarj­a Meri Lalaj, për herë të parë, Dritëro Agollin. Duke qenë shoqe e afërt me Sadijen, ishte pranë tij më shumë se shoqet e tjera. Pas studimeve, kthimi në Pogradec, në vendin prej nga kishte ardhur, nuk e ndau Meri Lalajn nga miqtë e kohës më të mirë. Jeta i mori drejtime të tjera, të befasishme dhe nuk ishte me ta aq sa do të donte, por me t’u “rikthyer” në jetë, pas internimit e përfundimi­t të martesës, i gjeti gjërat aty ku i kishte lënë. Dritëroi ishte ndër të parët që e mbështeti dhe përkrahu. Në Tiranë ajo do të vinte gjithnjë te ta për të sjellë shishen e verës. Vazhdoi kështu gjithmonë... “Dritëroi nuk e ka bërë këtë gjë vetëm me mua, e ka bërë me këdo që kishte mundësi të ndihmonte. Më vjen shumë keq dhe jam vërtet e lënduar nga ajo që po shoh e lexoj në media, por edhe nuk çuditem sepse njerëz të tillë jemi, nxjerrim vrer edhe për të vdekurin. Nuk pritën as të futej në dhe përpara se të villnin. Jam vërtet e befasuar dhe e zhgënjyer për të disatën herë me këta njerëz që shohin vetëm zi, siç mund të jenë vetë”. Meri Lalaj i ka treguar vetë një pjesë të ngjarjeve nëpër vite me Dritëro Agollin. Që në njohjet e para, peripecitë që vijuan e deri në vitet e fundit, kur ajo vazhdoi të jetë vizitorja e përhershme.

RREFIMI I MERI LALAJT Kur ishim gjimnazist­e, ne lexonim poetët e asaj kohe, që sapo kishin dalë me vëllimet e tyre të para poetike, si për shembull Dritëro Agolli me “Hapat e mi në asfalt”, Ismail Kadare me “Frymëzimet djaloshare”, Dhori Qiriazi me vëllimin “Në rrugë dola”. Ne i mësonim përmendësh poezitë e tyre dhe i adhuronim ata, sepse na dukeshin sikur i përkisnin një bote tjetër, sikur e ngjyenin penën për të shkruar vargje atje lart në qiell dhe na dërgonin kumte neve këtu në tokë.

Ata u afruan më pranë nesh, kur Elena ra

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania