Panorama (Albania)

Vendimi për pensionet, sa rriten për çdo kategori

Ahmetaj: Shtesë 3 për qind për pensionet, gati edhe rritja e pagave. Nis amnistia, si do fshihen 90 miliardë lekë taksa për biznesin e makinat

-

Me një vendim të dytë Universite­ti i Mjekësisë sqaron mënyrën se si do të përllogari­ten pikët për maturantët, që dëshirojnë të ndjekin studimet në një nga dhjetë degët që ofrohen. Sipas formulës së re, mesatarja e thjeshtë aritmetike e gjimnazit ka 35% të peshës, 30% rezultatet e lëndëve: Fizikë, Kimi e Biologji në tri vitet e shkollës së mesme, ndërsa 35% do ta kenë rezultatet e pesë provimeve me detyrim e me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit lënda me zgjedhje do të ketë peshë të diferencua­r për maturantë që bëjnë zgjedhje të ndryshme. Senati u ka caktuar koeficient më të lartë atyre që preferojnë të japin provim një nga tri lëndët: Fizikë, Kimi, apo Biologji të thelluar dhe më pak atyre që japin provim po këto lëndë bërthamë ( e detajuar në tabelën sipër shkrimit). Shumëzohet me 1 rezultati i atyre që zgjedhin lëndë të tjera, veç atyre formuese për degët e Mjekësisë. Të gjithë komponentë­t e lartpërmen­dur shumëzohen me koeficient­in e shkollës së mesme, i cili është 1.4 për gjimnazet dhe 1 për profilet e tjera. Ndërkaq, jo çdo maturant mund të aplikojë. Sipas vendimit të 16 janarit 2017, pragu hyrës në garë është 8.5 për: Mjekësi, Stomatolog­ji e Farmaci dhe 8 për shtatë profilet e tjera të Mjekësisë.

 ??  ?? Universite­ti i Mjekësisë
Universite­ti i Mjekësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania