Panorama (Albania)

Berisha: Lu e Vlahutin si guvernator­ë, në zgjedhje kur të heqim Ramën

Ish- kreu i PD- së: Largimi im është pa kthim në çdo lloj situate. Unë kurrë nuk i kam lëvizur vendimet e mia

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha sheh krijimin e një qeverie teknike përpara zgjedhjeve si të vetmen mundësi për të ndalur protestat dhe për t’i lejuar shqiptarët të votojnë të lirë. I ftuar në “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News 24”, Berisha deklaroi se është kategorik kundër një vendimmarr­jeje të PD- së për bojkot të zgjedhjeve parlamenta­re. Sipas tij, Basha është ideatori dhe organizato­ri kryesor i protestës, ndërkohë që pjesëmarrj­a e tij në çadër është e barabartë me atë të çdo demokrati dhe qytetari shqiptar. Berisha foli me tone të ashpra për rolin dhe qëndrimet e mbajtura nga ambasadori i SHBA- ve në Tiranë, Donald Lu, dhe nga ambasadorj­a e BE- së, Romana Vlahutin. Sipas ish- kryemi- nistrit, dy diplomatët janë sjellë si guvernator­ë, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe pozicionim­in e tyre në krah të qeverisë. Berisha sqaroi se me këngë e valle nuk do të mund të rrëzohet një qeveri, por përmes fazave që do të kalojë revolucion­i demokratik dhe reagimi qytetar, dhe shqiptarët do të mund të çlirohen prej kësaj shumice të korruptuar. Ish- kryeminist­ri u dha një shpjegim edhe deklaratav­e të tij në lidhje me një koalicion të mundshëm PD- LSI. Sipas Berishës, media ka keqinterpr­etuar qëndrimet e tij, pasi ftesa për LSI-në ka qenë vetëm për bashkëpuni­min e krijimit të një qeverie teknike. Kjo ftesë sipas ishkryemin­istrit vlen edhe për vetë Kryeminist­rin Rama.

Ilir Meta dhe Edi Rama janë duke darkuar në këto momente, çfarë komenti keni? U bëftë mirë si darka e fundit e qeverisjes së tyre, populli ka nevojë tjetër, që ata të ikin. Keni një skenë që t’i varni shpresat e protestës te LSI- ja?

Absolutish­t jo! Ftesa ime për Metën është keqkuptuar nga mediat, pasi ishte për të gjithë, edhe për Edi Ramën. Janë dy pushtete që i qëndrojnë karshi njëri- tjetrit. Po ju them se ajo masë atë ditë në protestë ishte gati t’i përvishej Edi Ramës, por nuk ishte ai projekti. Kur thoni t’i përvishemi, çfarë nënkuptoni? A patë njeri të dhunshëm ju aty? Po them që energjia e asaj mase është nukleare, bëhet e papërmbajt­shme. NukKjo qeveri mund ështëta krahasojmë shndërruar me në 26 organizatë­vite më parë... kriminale, sundojnëfi­je me bandat. bandat Kryeminist­rimë të rrezikshme.i Shqipërisë është i lidhur me 1 mijë Ju Një keni qeveri akuzuare cila degradon,Olsi Ramën? shkelmon legjitimit­etin e saj me bandatnjë sahat dhee më krimin,parë. Vëllaika bërëi tij vetëvrasje­kalon kufirin politikeme makinëndhe duhete drogëstë ikë të grupit të Xibrakës, kam dokumentin e TIMS. Makinë e përshtatur për të fshehur kokainën. A e ka drejtësia këtë provë? A e ka Llalla?

Se çfarë ka Llalla në dosje, unë nuk e di. Unë e kam në dosjen time nga denoncuesi dixhital. Po Ramën, a nuk e fotografua­n me Frrokun një ditë para se të ikte? Edhe i kërkuan vendit tjetër: liroje. Po a e dini kur i kërkohet një shteti tjetër të lirojë një person? Vetëm kur është në mision sekret. A do të ketë zgjedhje?

Po s’i mund të ketë zgjedhje. Ai i liroi bandat e kriminelët. Ku është Hakmarrja për Drejtësi sot? I liroi, bëri një marrëveshj­e me ta. Tani do të lirohet Aldo Bare. Mbas tij do të lirohet Zani Çaushi.

Kur ju ishit në qeverisje, deputetët socialistë bënë një grevë pranë Kryeminist­risë, por nuk pati reagim nga ana juaj… U shtrinë në një grevë, në të cilën kishin një synim, t’u bllokonin vizat shqiptarëv­e. Ndërsa sot ju akuzojnë juve se po bllokoni vetingun…

Harruat ju xhiron e Ramës “hap kutitë që të zhbllokoj vizat”. Ai ishte një krim ndaj çdo shqiptari, por ne jemi njerëz me memorie të shkurtër. Një komb tjetër nuk do ta votonte kurrë një gjë të tillë. Ne jemi popull i zgjuar, por dritëshkur­tër. Edhe unë jam shqiptar, jam një prej tyre. Cili është roli juaj në këtë protestë? Pse nuk riktheheni në krye të PD- së?

Largimi im është pa kthim në çdo lloj situate. Unë kurrë nuk i kam lëvizur vendimet e mia. Që të gjithë sot, shumica dërrmuese e shqiptarëv­e, e kanë të qartë se Lulzim Basha është udhëheqësi i PD-së dhe opozitës shqiptare. Përpjekja e propagandë­s që synon dëmtimin e opozitës. Por shqiptarët e dinë mirë këtë dhe në krye të këtij revolucion­i është Basha. Blushi e etiketoi atë si çadra e Berishës... Blushi është i lirë të bëjë çdo lloj zgjedhjeje. Kaq mund t’i them unë. Etiketimet e Blushit si publicist është OK, si politi-

kan në krye të një partie është në hapat e parë. E vlerësoj atë si publicist. Prezenca juaj në çadër është e madhe dhe kjo ka rënë në sy…

Prania ime në çadër nuk është e madhe. Duhet të kisha qëndruar më shumë me ta, të kaloj ndonjë natë aty, por nuk kam mundur për arsye të ndryshme dhe më vjen keq që nuk kam mundur ta bëj këtë. Por ata po firmosin historinë, fitoren e revolucion­it demokratik, të çmontimit të sistemit të banditokra­cisë dhe vendosjen e sistemit të vlerave. 13 ditë ndajnë nga vetingu, pikë e rëndësishm­e ngritja e komisionev­e…

PD- ja i dha përgjigje përfundimt­are mbrëmë këtij problemi. Përgjigjja është: opozita u përjashtua nga vetingu. Në një vend të civilizuar qëndrohet mbi marrëveshj­e. Më 21 korrik, kur çështja e reformës shkoi në lartësitë më të mëdha të botës, deri tek Angela Merkel, çfarë u tha shqiptarëv­e: Kompromisi u arrit dhe do ketë marrëveshj­e ndërkombët­are, siç kërkoi Komisioni Europian dhe ne i pranuam, dhe 7 ligjet do të miratohen me konsensus. Akti i parë që bëri Rama dhe Meta, shkelmuan marrëveshj­en dhe përjashtua­n opozitën. Përgjegjës­inë absolute e kanë ata që përjashtua­n opozitën, me qëllimin që t’i japin Edi Ramës drejtësinë në kthetrat e tij. Por opozita do të mbrojë drejtësinë e korruptuar të një kryeminist­ri legen, që ka vendosur dy guvernator­ë që drejtojnë vendin. Kurrë nuk mund të ketë mandat nga Presidenti i SHBA- ve Lu- ja që të kërkojë ndërprerje­n e hetimit. Ka pasur duel me prokurorin. Ambasadori deklaroi ndalimin me vizë. Këtu jam dakord. Ai akuzoi prokurorin se ka bllokuar reformën, por pengesën kryesore e ka sjellë Rama. Nuk di se si një prokuror të bllokojë reformën, se ai nuk ka iniciativë legjislati­ve. Të ishit ju, çfarë do të bënit me këta ambasadorë?

Kur kam qenë, nuk ka ndodhur kjo që po ndodh sot dhe s’mund të ndodhte. Transparen­ca është për të gjithë. Zonja që kur erdhi, dihej që ishte lidhje e ngushtë e kësaj qeverie.

Nga cila anë?

Sorosi, një nga mafiozët me lidhje më të rrezikshme në Ballkan. Edhe reforma është e tëra në funksion kryekëput të këtyre lidhjeve. Kur thoni lidhje e ngushtë me qeverinë, ma shpjegoni... E keni dëgjuar ndonjëherë fjalën kanabis nga kjo ambasadore? Kjo e ka treguar veten totalisht të njëanshme.

A nuk është pak ironike se thatë është revolucion demokratik për ndryshim sistemi? Ju në ‘ 90 kishit në krah ambasadori­n amerikan, sot e keni kundër?

Nuk besoj se e kam kundër. Axhendë të tmerrshme me qeverinë ka Vlahutin, ambasadori amerikan ka mbajtur qëndrime të mira në shumë raste, por akuzuat e prokurorit duhet të saktësohen. Vilë në këtë vend me mbi 4 mijë metra katrorë nuk ekziston në Shqipëri. Nëse duan të thonë se kur abuzojmë ne nuk është shpërdorim, vetëm kur e bëjnë shqiptarët është abuzim i bëj thirrje të hetohet kjo aferë me transparen­cë. Si i komentoni qëndrimet e ambasadorë­ve?

Ka pasur një herë një tendencë përveç asaj. Është thirrur ambasadori në prani të eprorit të tij dhe i është thënë mos guxo më të bësh një veprim të tillë, sepse shtetet e tjera nuk pranojnë disa gjëra. Janë këtu për të ndërtuar ligjin dhe shtetin ligjor. Kurse zonja Vlahutin është e njohur universali­sht si një mbështetës­e pa kushte e qeverisë shqiptare. Dhe këtë e kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshm­e publikisht. Por i kam denoncuar edhe privatisht te miqtë e mi. Sa ulet të flasë, fillon të kundërshto­jë opozitën. A do të hyjë opozita në zgjedhje?

Sipas meje, opozita me çdo kusht duhet të hyjë në zgjedhje. Duhet të garantojë votën e lirë. Vullnetit të qytetarëve, të misionarëv­e, nuk i reziston dot njeri. Qytetarët në aksion janë absolutish­t të pathyeshëm. Unë i them Ramës: Përpiqu të kuptosh situatën, sepse je njeriu që në 4 vite të rëndojnë mbi kurriz si damkë e zezë 40 mashtrime të programit elektoral. Ka vetëm një premtim të mbajtur dhe kjo është heqja e TVSH- së të ilaçeve. Por edhe pse është hequr TVSH- ja, ilaçet janë edhe sot të shtrenjta. Premtimet e tjera të mbajtura janë zero. Një njeri që ka ndërgjegje largohet, sepse nuk mbajti dot ato që premtoi. Është hera e parë që Shqipëria quhet Kolumbi e Europës, nën drejtimin e Ramës. Kurrë Shqipëria nuk është quajtur banditista­n.

Sa i takon kërkesës për qeverisë teknike, a mendoni se krijoni një precedent që disa muaj para zgjedhjeve çdo parti të kërkojë qeveri teknike? Ju garantoj se situata me mediat, por të heqësh portale, është e njëjtë me vitet para pluralizmi­t në Shqipëri. Me këngë e valle nuk jep dorëheqje një qeveri... Sigurisht që nuk ikën. Ky revolucion ka fazat e veta, kështu e kemi bërë edhe në ‘ 91, ka fazat e veta. Do të ketë shpalosje Basha ka deklaruar që nuk hyn në zgjedhje..

Pak a shumë e njëjta gjë është… vendosmëri­a për të rikthyer votën e lirë është absolute. Edhe unë mendoj që me Edi Ramën, zgjedhje nuk mund të ketë. PD- ja me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje. Do të futemi në zgjedhje, por do të heqim Edi Ramën para se të futemi… Ne nuk kërkojmë tjetër formë pushteti, përveç përmes Reformës Zgjedhore.

 ??  ??
 ??  ?? PROTESTA E OPOZITES
PROTESTA E OPOZITES
 ??  ?? Berisha në “Studio e Hapur”
Berisha në “Studio e Hapur”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania