Panorama (Albania)

Misioni i Bashës brenda dhe jashtë çadrës

- AGRON GJEKMARKAJ

Protesta e 18 shkurtit i shndërroi pandehmat në fakt. Në shoqërinë shqiptare...

... ekziston një frikë reale për manipulimi­n e zgjedhjeve politike të qershorit. Tashmë ajo nuk është vetëm një çështje e opozitës. Tubimi i pazakontë, nëse kemi parasysh pjesëmarrj­en e madhe në të, institucio­nalizoi krizën e thellë të besimit dhe të pakënaqësi­së. Shumë teza të hazërta, produkt i analizës politike në shërbim të Kryeminist­rit, papritmas u vjetruan dhe përfunduan në kosh. Propaganda dhe fakti u ndeshën si demat atë ditë. E para theu dhëmbët dhe çkati gjuhën. Duke u çapitur rendi të fashohej në zyrën zulmëmadhe të shtypit. I dyti nuk pranoi të largohej më prej aty. Ngriti çadrën dhe u strehua poshtë saj, për të bërë llogaritë me Kryeminist­rin.

Jo pak herë, nga sponsorizi­met e pushtetit kemi dëgjuar se Lulzim Basha “nuk frymëzon”, por ai të shtunën u bë zot i “turmës”! Ajo kërkon shpresë dhe e hipotekoi atë te Basha. Barrë shumë e rëndë. Qytetarët iu përgjigjën në mënyrë befasuese thirrjes së tij “për të marrë së bashku një vendim të madh”, nëpërmjet një diskuri mbresëlënë­s! Ata i dhanë mbështetje për një kauzë që i tejkalon partitë dhe programet. Ata pranuan t’i udhëheqë në një betejë jetike, e cila ka të bëjë me thelbin e demokracis­ë, me të qenët fasadë apo funksional­e! Një lëvizje që në dukje krijon krizë, por veç në dukje. Mosikja nga kjo kauzë do t’i jepte fund tranzicion­it kaq të gjatë te ne dhe do të nxjerrë vendin nga dara e krizave.

Nga zgjidhjet e lira dhe të ndershme do të forcohej legjitimit­eti i çdo qeverie dhe reformave të saj. Kontestimi komprometo­n gjithçka. Me këtë mbështetje që mori Lulzim Basha, krahas frontit të ri që hapi, ku qëndrueshm­ërinë e ka jetike si të gjithë ata që i hyjnë një rruge të vështirë, është i ftuar për një reflektim, për një katarsis brenda vetës, brenda forcës që drejton për të ecur vetëm mbi hartën e së vërtetës. Çdo rrugë tjetër për të patur sukses është fantazi letrare. Karta morale dhe ndryshimi radikal duhet t’i shënjojnë trajektore­n. Si do ta bëjë këtë betejë, me cilët njerëz? Këto pyetje do të shtohen. Nuk do t’ia bëjnë vetëm sfiduesit, por edhe mbështetës­it që do t’ia drejtojnë gjithnjë e më shpesh. Revolucion­et etike nuk janë fëmijë të statuskuos­ë. Establishm­enti është transversa­l, ndaj duhet tronditur gjithandej.

Në skenografi­në e protestës vihej re kujdesi që të flisnin njerëz pa profil publik, qytetarë që rrëfenin jetën e tyre. Ata flisnin më mirë, më qartë dhe më bindshëm seç flasin politikanë­t, përfshi edhe ata të opozitës. PD ka shumë kualitete njerëzore e politike, të cilat nuk karakteriz­ohen nga zelli i ekspozimit, por u vu re në atë eveniment një rendje për t’u ngjeshur pas Bashës dhe Berishës nga disa, të cilët i japin kënaqësi të madhe publikut kur fshihen.

E gëzojnë atë ( publikun) me heshtjen e tyre. E fyejnë kur lëshojnë kumte ndershmë- rie. Ndonjë zonjë gazmore nuk e humbi rastin për të ekspozuar takat dhe krehjen e suksesshme që i ka bërë parukierja si kontribut për zgjedhje të lira. Të gjitha këto janë detaje të vogla në dekorin e asaj dite krejt të veçantë dhe, mbi të gjitha, në raport me qëllimin e saj, por jo më në ditët që vijojnë.

Çdo lider politik do ta ëndërronte mundësinë për t’i folur një mase kaq të dendur njerëzish! Do ta ëndërronin këtë në Paris e Berlin, e jo më në një vend me popullsi kaq të vogël, sa kjo e jona. Një gjë e tillë duhet ta ketë befasuar Bashën, por shumë më tepër Edi Ramën, i cili ende nuk po e merr veten.

Reagimet e tij të fundit janë fryt i panikut, si dëshmi e mungesës së strategjis­ë për një ngjarje të tillë. Nuk e besonte se faturën e qeverisjes do t’ia sillnin poshtë dritares. Frikën se do jua marrë votën pa faleminder­it me trimosha ia lanë gjithashtu te pragu. Edi Rama nuk ka qeverisur keq, ka qeverisur poshtërsis­ht. Arroganca është fytyra e kësaj qeverie, ndërsa korrupsion­i, krimi dhe droga janë aktet. Nëse njerëzit do të kishin garanci se do të mjaftonte vota kundra, nuk do të dyndeshin nga ana e anës për ta sfiduar shefin e “Rilindjes”! Ata besojnë se Ati i Rilindjes do t’i prishë zgjedhjet për të mbetur në pushtet. Edi Rama ka kriminaliz­uar politikën qendrore e lokale me përzgjedhj­et e tij selektive për ta ushtruar autoriteti­n e vet pa ligjin nëpër këmbë.

Më pas, falë trysnisë së opozitës dhe asaj ndërkombët­are, formalisht pranoi ligjin e “dekriminal­izimit”, të cilin nuk e zbatoi asnjë ditë duke u vetëpaditu­r së dyti para opinionit publik. Pas reformës territoria­le, ku premtoi se do të ishin pikërisht qytetarët që do ta merrnin territorin në zotërim, ai lejoi që atë ta merrnin kartelet e drogës, duke e shndërruar vendin në prodhuesin më të madh të saj në Europë.

Në këto kushte, Opozita, së cilës Rama i ka mbyllur çdo shteg komunikimi, e sheh vetën nën riskun e të konkurruar­it me banditë dhe jo me kundërshta­rë, ndaj zgjodhi sfidën për të shkuar në zgjedhje pa Edi Ramën Kryeminist­ër. Sfida e parë e këtij lloji gjatë 26 viteve pluralizëm. Njerëzit e shumtë që 18 shkurti mblodhi u larguan dhe lanë para Kryeminist­risë një çadër, e cila gumëzhin çdo ditë nga qindra vetë. Aty po dëshmohet se çfarë ndodh kudo në Shqipëri, por edhe artikulohe­t se si e duam Shqipërinë e paszgjedhj­eve. Ata, protestues­it, me siguri do të kthehen, ndoshta edhe më të shumtë, por çadra do të mbetet, teksa ata vijnë e ikin.

Aty opozita duhet të tejkalojë vetveten dhe t’i hapë dyert për të gjithë. Brenda saj mund të konsultojë programin dhe të prezantojë zbatuesit e tij, njerëzit, ekipin. Ajo çadër duhet vizituar, duhet inkurajuar, sepse po tenton të ndalojë shiun dhe breshrin që do të shkatërroj­në zgjedhjet e 18 qershorit. Një ditë nuk është çudi që të zërë vend në muze, si objekt me rëndësi historike, teksa sot tremb dhe fut në ankth Edi Ramën, i cili ka gjasa të kujtohet si burri që u mund nga një çadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania