Panorama (Albania)

Për gjoba dhe armë, lista me 13 deputetët e dekriminal­izimit

Emrat me probleme në parlament, në listë edhe 7 kryebashki­akë, KQZ: Nuk e rrezikojnë mandatin, ja pse nuk preken nga ligji

- FATION BINJAKU

Zbardhen dënimet e deputetëve dhe kryebashki­akëve, të cilët kanë tentuar të fshehin dënimet e gjykatave në kuadër të ligjit të dekriminal­izimit.

Sipas një materiali voluminoz që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar për ligjvënësi­t shqiptarë, është bërë e ditur se 7 deputetë dhe 3 kryetarë bashkish kanë korrigjuar formularët e vetëdeklar­imit, duke deklaruar dënimet të cilat i kishin fshehur herën e parë. Në listën e deputetëve që “janë kujtuar me vonesë” se kanë qenë të dënuar figuron emri i Arben Ristanit, Artan Gaçit, Spartak Brahos, Vladimir Kostës dhe Ylli Shehut. DËNIMET DHE KORRIGJIME­T Deputeti i PD- së, Arben Ristani, ka deklaruar jashtë afatit ligjor gjyqin që ka humbur në vitin 2015 përballë Kryeminist­rit Edi Rama, të cilit i detyrohej 200 mijë lekë gjobë. Edhe deputeti i PS- së, Artan Gaçi, ka deklaruar dënimet që ka marrë në vitin 2007 i akuzuar për kontraband­ë dhe i dënuar me 300 mijë lekë gjobë, por më pas ka marrë pafajësinë në vitin 2009. Në listën e deputetëve që kanë deklaruar me vonesë dënimet dhe kundërvajt­jet figuron dhe emri i deputetit të PS- së, Vladimir Kosta. Ky i fundit është dënuar me gjobë 10 mijë lekë në vitin 2000, nën akuzën e armëmbajtj­es pa leje. Ylli Shehu i LSI- së ka deklaruar se është dënuar për kontraband­ë në vitin 2007 dhe ka marrë si masë ndëshkimi 200 mijë lekë sanksion. Ndërsa Sali Berisha ka deklaruar se ka pasur emrin Salih. Sipas regjistrit të gjendjes civile, rezulton se ish- kryeminist­ri Sali Berisha “Më datë 28.09.2009 ka korrigjuar datëlindje­n nga ‘ 01.07.1944’ në ‘ 15.10.1944’. Në regjistrim­et e mëparshme e dhëna në rubrikën emri rezulton të jetë Salih”. Kurse për socialisti­n Armando Pren- ga, i vetmi dënim që rezulton sipas KQZ- së është ai i falsifikim­it të dokumentev­e, për të cilin në vitin 2005 është dënuar gjobë 300 mijë lekë. KRYEBASHKI­AKËT Në listën e kryebashki­akëve që janë kujtuar me vonesë për të deklaruar dënimet figurojnë 5 emra. Ai i Artur Bardhit, kryebashki­ak i Kurbinit, i cili ka deklaruar se ka bërë 1 vit e gjysmë burg për kalim kufiri në vitin 1990. Adriatik Zotakaj, kryebashki­ak i Poliçanit, ka goditur për shkak të detyrës. Tërmet Peçi i Tepelenës ka falsifikua­r dokumente në vitin 2004. Kurse Edmond Themelko i Bashkisë së Pustecit është amnistuar në vitin 2015 për manipulim zgjedhjesh në Maqedoni dhe për kontraband­ë.

 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania