Panorama (Albania)

Vartësi e tradhton, arrestohet ish- drejtori i Burgjeve

I dyshuari Dash Kupa mohon përfshirje­n: Kam qenë në piceri kur ndodhi ngjarja, shihni kamerat e sigurisë

- ETLEVA DELIA

Një tjetër anëtar i bandës së grabitësve të rrugës së Rinasit është vënë në pranga nga policia, në kuadër të operacioni­t “Patriot”.

Ai është Dash Kupa, 41 vjeç, djali i xhaxhait të Ernest Kupës, i arrestuar tashmë si i dyshuar për veprime aktive gjatë sulmeve të blindave me para. Njëkohësis­ht edhe bashkëpron­ar i picerisë, që ndodhet pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë. Policia tha dje se 41-vjeçari, i dënuar më parë në Greqi dhe në Shqipëri, u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, kur po kthehej nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh dhe menjëherë u krye arrestimi dhe transporti­mi i tij drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Burime nga grupi hetimor thanë se edhe personi i gjashtë i arrestuar tashmë për dy grabitjet në rrugën e Rinasit, ka pasur funksionin e organizato­rit në grup dhe nuk ka kryer veprime aktive, ashtu siç dyshohet kushëriri i tij. Sipas Policisë, 41- vjeçari nga Kruja dyshohet se ka përgatitur planin e masave, si dhe ka koordinuar grupet në terren me informator­ët. Por vetë i arrestuari, njësoj si i djali i xhaxhait të tij, Ernest Kupa, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke mos pranuar ngjarjen. Madje ai ka paraqitur edhe një alibi para hetuesve. “Ditën kur ka ndodhur ngjarja, madje para, gjatë dhe pasi ka ndodhur grabitja, unë kam qenë në picerinë që kam bashkë me djalin e xhaxhait. Këtë mund ta provoni lehtësisht. Shkoni shikoni kamerat e sigurisë”, është shprehur Kupa.

I KERKUARI Përveç Admir Muratajt ( Nikajt), që dyshohet të jetë organizato­ri kryesor i grabitjeve, emri i të cilit doli që ditën e parë të operacioni­t “Patriot” si person i kërkuar, tashmë është bërë publik edhe një emër tjetër, mes disa personave që kërkohen. Ai është Klement Çala, 28 vjeç, nga Elbasani. Emri i tij figuron në kërkim ndërkombët­ar në listën e Interpolit, por për akuza të ngritura nga autoritete­t greke. Ndërsa në lidhje me grabitjet e ndodhura, ende nuk ka ndonjë provë konkrete për përfshirje­n e tij, por dyshime, që sipas Policisë janë ngritur për shkak të miqësisë dhe bashkëpuni­mit të mëparshëm në krime që ai ka pasur me Admir Muratajn. Çala u arrestua në qershor të vitit 2015 nga Policia e Vlorës, pasi ishte pjesë e grupit të të arratisurv­e të Burgut të Trikallas, ngjarje e ndodhur në 2013. Në këtë ngjarje u arratisën bashkë me të edhe Admir Murataj e Ilir Kupa. Klement Çala dhe Admir Murataj akuzoheshi­n nga autoritete­t greke si autorë të grabitjes së 1 milion eurove në bankën e Larisas në Greqi. E me gjithë akuzat e shumta që ndodheshin në dosjen greke, Çala bëri vetëm 3 muaj për armëmbajtj­e pa leje me vendim të Gjykatës e Shkallës së Parë. Ndërsa Apeli e shpalli atë fajtor edhe për disa akuza të tjera të rënda dhe në këtë formë u bë shpallja e tij në kërkim ndërkombët­ar.

 ??  ?? Klement Çala
Klement Çala
 ??  ?? Dash Kupa
Dash Kupa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania