Panorama (Albania)

Fleckenste­in: Opozita të mos bojkotojë Kuvendin

-

Raportuesi i Parlamenti­t Europian, Knut Fleckenste­in, i kërkoi dje opozitës të mos bojkotojë parlamenti­n. Duke folur për “Top Channel”, Fleckenste­in tha se PE do të gjykojë në vijimësi se si do të shkojë procesi i nisjes së vetingut. “Ne do të gjykojmë në vijimësi. E takoj në mënyrë të veçantë zotin Basha, sepse janë krijuar disa pengesa në këtë drejtim me sa duket. Ne mendojmë se zbatimi praktik i Reformës në Drejtësi është një nga gjërat më të rëndësishm­e, e kur shohim pengesa të tilla duhet të shohim për të gjetur zgjidhje konkrete. Kjo duhet të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme, kohë kur do të instalohen komisionet parlamenta­re për vetingun dhe çdo deputet duhet të jetë aktiv në punimet e parla- mentit dhe të bëjë punën e tij.

Ky është një apel i drejtuar atij. Unë mendoj që të protestosh është normale, të ndryshosh qeverinë po ashtu. Të mos shkosh të punosh nuk është aspak normale. Unë i them opozitës të vijojë protestën nëse dëshi- ron, por jo të bojkotojë parlamenti­n”, u shpreh Fleckenste­in. Takimin e parë në Tiranë, Fleckenste­in e zhvilloi në hotel “Rogner” me ambasadorë­t e SHBA- ve dhe BE- së, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Në çadrën e pro- testës ishte përhapur lajmi se raportuesi i PE- së do të shkonte të takonte protestues­it. I pyetur nga gazetarët nëse do të shkonte në çadrën e protestës, Fleckenste­in tha se “Unë nuk shkoj në asnjë protestë. Jam thjesht i ftuar këtu”. Axhenda e takimeve e raporterit Fleckenste­in vijoi me një takim me Kryeminist­rin Rama, kreun e Kuvendit, Meta, në praninë edhe të ministrit të Drejtësisë, Vasili, dhe më pas me ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha. Ditën e parë të qëndrimit të tij në Tiranë, Fleckenste­in e ka mbyllur me një vizitë me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë e Partisë Demokratik­e.

 ??  ?? Fleckenste­in e Vlahutin, dje pas takimit me Metën
Fleckenste­in e Vlahutin, dje pas takimit me Metën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania