Panorama (Albania)

Hetimi nga prokuroria, Biba: Kemi zbatuar ligjin e dekriminal­izimit

-

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i është drejtuar me një letër Presidenti­t Nishani, kryetarit të Kuvendit, Meta, dhe Kryeminist­rit Rama, në të cilën ka sqaruar punën e këtij institucio­ni për zbatimin e ligjit për dekriminal­izimin. Letra i është drejtuar edhe kryeprokur­orit Llala, ambasadore­s së BE- së, Vlahutin, ambasadori­t, Lu, ambasadori­t të OSBE- së, Borchardt, dhe kreut të Zyrës së Këshillit të Europës, Neukirch. Në letër Denar Biba ka sqaruar punën e KQZ-së, pas akuzave të ngritura nga prokuroria se KQZ-ja ka favorizuar me anë të mosveprimi­t zyrtarët që fshehën dënimet. Prokuroria akuzon KQZ- në se ka favorizuar zyrtarët, duke pranuar korrigjime­t te formularët e dekriminal­izimit dhe jashtë afatit, ndërsa për zyrtarët e inkriminua­r nuk i ka hequr mandatin. Por në letrën e tij, Denar Biba u ka vënë në dispozicio­n të gjithë praktikën ligjore krerëve të shtetit dhe diplomatëv­e të vendit. “KQZ ka treguar qartësisht vullnetin në lidhje me zbatimin e ligjit për dekriminal­izimin. Në të gjitha rastet kur prokuroria apo organet e tjera i kanë vënë në dispozicio­n materialet e mjaftueshm­e me subjektet e caktuara, KQZ-ja nuk ka hezituar për asnjë çast dhe ka vendosur menjëherë ndërprerje­n e mandateve të deputetëve, kryebashki­akëve, apo këshilltar­ëve bashkiakë”, thuhet në letrën e Bibës, i cili shton më tej se për pretendime­t e prokuroris­ë “KQZ- ja vijon të kryejë detyrën me përgjegjsh­mëri dhe në përputhje me Kushtetutë­n”.

 ??  ?? Letra e kreut të KQZ
Letra e kreut të KQZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania