Panorama (Albania)

Rama: Me bojkotin, opozita po mbron killerat e drejtësisë

“Le të protestojë, por të çojë në Kuvend 3 njerëz për vetingun”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama akuzoi opozitën se me bojkotin që i ka bërë parlamenti­t po merr në mbrojtje gjyqtarët e korruptuar, të cilët ai i cilësoi si killera të drejtësisë.

“Respekt i sinqertë për çdo njeri të zakonshëm që proteston, por jo për organizato­rët e një proteste që bojkotin e parlamenti­t e kanë një instrument për të bllokuar vetingun. Le ta provojnë të kundërtën. Le të vazhdojnë të protestojn­ë, le të vazhdojnë ta bojkotojnë parlamenti­n dhe le të çojnë atje ata, 3 njerëz duhen, që i përfaqësoj­në për të ngritur komisionet që populli shqiptar përmes parlamenti­t dhe me Kushtetutë­n në dorë të shpëtojë nga kthetrat e këtyre killerave të veshur me të zeza, që kanë 25 vjet që i bien me çekiç kokës, nënave të viktimave, vajzave të përdhunuar­a dhe të gjithë atyre që shkojnë në gjykatë për të marrë një pronë dhe e humbasin pronën, duke marrë çekiçin në lule të ballit”, tha Rama në një takim me efektivet femra të Policisë së Shtetit. Sipas tij, vetingu po bllokohet në këtë moment kur duhet të ngrihen institucio­net e reja. “Orët e tyre janë të numëruara dhe agoninë e tyre në detyrë e zgjat vetëm bojkoti i parlamenti­t, sepse sipas kalendarit të reformës duhet të fillojnë tani procedurat për ngritjen e komisionev­e që do të bëjnë vetingun e gjykatësve dhe prokurorëv­e, dhe do të pastrojnë pallatin e drejtësisë nga gjykatësit, që rinxjerrin nga duart e policisë kriminelë që ribëjnë vrasje, ribëjnë përdhunime, rikthejnë në territorin e Shqipërisë, ata që trafikojnë dhe që përfitojnë në kurriz të njerëzve”, tha Rama. Për kreun e qeverisë, deputetët e opozitës përmes bojkotit po shkelin Kushtetutë­n kur bëhet fjalë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. “Si mundet këta gjykatës vazhdojnë të gjykojnë sot, nesër, pasnesër, pas një jave, pas një muaji, pas dy muajsh, ndërkohë që populli shqiptar ka një Kushtetutë që i jep tani mundës- inë që t’i pastrojë këta nëpërmjet përfaqësue­sve të vet në parlament? Si mundet që përfaqësue­s të popullit shqiptar ta braktisin këtë front, që është fronti më i rëndësishë­m, sot, i luftës për të bërë shtet dhe për të bërë drejtësi, duke u mbledhur në çadër dhe duke i thirrur popullit, ‘ hajdeni na mbroni ne nga drejtësia dhe mbroni këta gjykatësit dhe prokurorët nga vetingu’?”, tha Rama. Edhe pse mund të vonohet, pastrimi i drejtësisë nga të korruptuar­it, sipas Kryeminist­rit, nuk mund të ndalet. “Këtë aspiratë nuk mund ta ndalë askush. Mund ta vonojnë, mund ta pengojnë, frika është këshilltar­i më i keq, por nuk e ndal dot. Unë ju siguroj se më herët se vonë, ne t’ia dalim që asnjë kriminel që arrestohet nga ju për krimin që ka bërë të mos rikthehet i lirë nga dera e sallës së gjyqit, pa u gjykuar fare për të ribërë të njëjtin krim. Ky është një zotim që ne e kemi në zemër dhe do ta mbajmë”, tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me efektivet femra të Policisë së Shtetit
Kryeminist­ri Rama me efektivet femra të Policisë së Shtetit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania