Panorama (Albania)

Ahmetaj kundër programit të PD: Çmenduri, e çon borxhin në 80 %

-

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kritikoi programin ekonomik të opozitës, pasi sipas tij ai e çon vendin në falimentim. Ahmetaj tha se rikthimi i taksës së sheshtë merr nga xhepat e qytetarëve 120 milionë dollarë. “Është shkatërrim. Shkatërron Shqipërinë, e kthen në falimentim, është qesharake, tallje të dalësh me atë projekt. Shikoni deficitin që vitin e parë kalon minus 8 për qind, një çmenduri, por mund të thoshte ndonjë kokëfortë nga ana tjetër duhet ta bëj. Në rregull, bëje, por e di sa do duhet të blesh në treg? Në qoftë se ne kemi arritur në minimumin historik të borxhmarrj­es neto me 21 miliardë lekë, e dini sa do të duhet të blinim në treg? 1.3 miliardë dollarë do të duhet të blinim borxh neto, huamarrje neto. Ku do t’i gjesh? Kjo është tallje me qytetarët dhe ajo që është e rëndë, në këndvështr­imin tim, është që trumbetojn­ë kthimin e taksës së sheshtë. Ajo është njëlloj sikur t’i kthesh sërish mbrapsht qytetarët t’u fusësh dorën në xhep dhe t’u marrësh vit pas viti 120 milionë dollarë. Kush voton për taksën e sheshtë, voton që të heqë nga xhepi i vet 120 milionë dollarë në vit dhe t’ua japi këtyre që do ta çojnë deficitin minus 8% dhe që do ta çojnë borxhin 80 për qind. Imagjinoni se çfarë ndodh me Shqipërinë, çfarë risku ka vendi”, u shpreh Ahmetaj. Ministri Ahmetaj komentoi edhe kërkesën e opozitës për krijimin e qeverisë teknike. “Zgjedhjet kanë ndikimin e tyre në mirëfunksi­onimin e mbledhjes së të ardhurave dhe gjithë fokusi im i përditshëm është të kemi një miradminis­trim dhe të mos dalim nga objektivat që kemi, pjesa tjetër është utopi. Në respekt të gjithçkaje që ndodh, unë e ndaj qytetarin demokrat që, në të drejtën e vet, del për të shprehur çfarëdollo­j pakënaqësi­e që ka dhe diferencoj organizato­rët që manipulojn­ë dhe që tallen me njerëzit e tyre, që i ka kapur etja e ardhjes në pushtet”, u shpreh Ahmetaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania