Panorama (Albania)

FALJA FISKALE

-

MAKINAT

140 mijë makina që nuk kanë kryer asnjë veprim pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim do të përfitojnë fshirjen e taksës së regjistrim­it të përvitshëm të mjeteve dhe taksës vjetore të qarkullimi­t rrugor, taksës vjetore të mjeteve të përdorura, taksës së mjeteve luksoze, si dhe të gjobave të llogaritur­a për efekt të mospagimit të taksave. Për ata qytetarë që janë të interesuar ta mbajnë mjetin në qarkullim, ligji parashikon faljen e gjobës dhe kamatëvone­sës së krijuar nga janari 2011 deri në dhjetor 2014, me kushtin që detyrimet të paguhen 100 për qind. Për rastet kur pronari nuk paraqitet brenda 6 muajsh në Drejtorinë e Transporte­ve, makina do t’i çregjistro­het dhe targa i dërgohet për bllokim Policisë së Shtetit

FALJA PA KUSHTE

Në faljen e detyrimeve tatimore pa kushte amnistia përfshin faljen e detyrimeve që biznesi ka krijuar para dhjetorit të 2010s, duke përjashtua­r vetëm kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Në dogana, bizneseve u fshihen pa kusht detyrimet e papaguara para 31 dhjetorit të 2010- s.

FALJA ME KUSHTE

Në faljen e detyrimeve me kusht ligji parashikon se: për detyrimet që biznesi ka krijuar në Dogana dhe Tatime për periudhën 1 janar 2011 deri në 31 dhjetor 2014, me kusht që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të paguhet i plotë detyrimi, falen gjobat, kamatëvone­sat dhe interesat. Në Tatime qeveria ka përfshirë faljen edhe të gjobave dhe kamatëvone­save edhe për taksat vendore të papaguara që i përkasin periudhës tatimore nga janari 2011 deri në dhjetor 2014, me kushtin që detyrimi të paguhet 6 muaj brenda hyrjes në fuqi të ligjit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania