Panorama (Albania)

DREJTUESIT

-

Gjashtë persona tashmë janë arrestuar dhe së paku dy të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën se kanë kryer të paktën dy grabitjet me armë në rrugën Tiranë- Rinas.

Dosja penale i ka kaluar Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar dy prokurorë për vazhdimin e hetimeve ndaj të akuzuarve për “pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal”, “grabitje me armë më shumë se një herë”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “armëmbajtj­e pa leje”. Burime nga Prokuroria kanë thënë dje se pas zbulimit dhe dokumentim­it të grabitjeve të ndodhura më 3 dhjetor 2015 ( 3.8 milionë euro) dhe 9 shkurt 2017 ( 3.2 milionë dollarë), grupi kriminal ku bënin pjesë edhe dy ish- komando të ushtrisë po hetohet edhe për një sërë krimesh të tjera. Bëhet fjalë për disa grabitje me armë të ndodhura në Tiranë, Durrës, apo edhe në disa qytete të tjera të vendit, ku autorët kanë përvetësua­r shuma të mëdha parash. Burimet thanë se veprimet hetimore në lidhje me këto ngjarje sapo kanë nisur, ndërsa në vazh- dim pritet të merren deklarime edhe nga personat e arrestuar. Dyshohet se disa prej tyre kanë qenë pjesë e grupit të “babagjyshë­ve grabitës”. DËSHMITARI KYÇ Nga hetimi thuajse 2- javor pas grabitjes së ndodhur më 9 shkurt 2017 në rrugën e Rinasit janë arrestuar tashmë Fatjon Xhyliu, 33 vjeç, ish- polic Burime të Prokuroris­ë kanë thënë se, bazuar në hetimet e deritanish­me, rolin si organizato­r dhe drejtues në bandën e grabitësve e kanë pasur Admir Murataj dhe Ernest Kupa. Murataj është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur nga policia, kurse Ernest Kupa nuk ka pranuar asnjë akuzë dhe nuk ka dhënë shpjegime. Sipas Prokuroris­ë, këta dy persona kanë qenë organizato­rët e grupit. privat i “Rogat”, Ditjon Memlika, 31 vjeç, ish- efektiv në Forcat Ushtarake, Neim Avdulaj, 28 vjeç, ish- ushtar profesioni­st në Forcat Ushtarake të Zall- Herrit, Ernest Kupa, Dash Kupa, të afërm të Ilir Kupës ( djem xhaxhai) dhe Jetmir ( Admir) Çerpja. Ky i fundit, sipas burimeve nga Prokuroria, konsideroh­et edhe si dëshmitari kyç në lidhje me grabitje të tjera që mund të ketë kryer grupi kriminal në fjalë. Sipas Prokuroris­ë, Jetmir Çerpja ka pranuar tashmë edhe vetë se ka pasur rolin e organizato­rit dhe se ka qenë në pjesën e bandës që merrte informacio­n nga tre personat që vëzhgonin lëvizjen e parave ( Fatjon Xhyliu, Ditjon Memli- ka e Neim Avdulaj) dhe e përçonte informacio­nin te personat që organizoni­n pritat me armë ndaj eskortave të policive private në autostradë. Për këtë arsye, Prokuroria thekson se edhe për shkak të rëndësisë së thënieve të tij, Jetmir Çerpja do të propozohet për të marrë statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë.

 ??  ?? Ernest Kupa në Gjykatë
Ernest Kupa në Gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania